1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni me 5 qershor

Me 83 vota pro dhe 3 kundër deputetët e Parlamentit të Maqedonisë kan miratuar vendimin për çfuqizimin e vendimit për shpërbërjen e Parlamentit me 24 shkurt siq ishte paraparë me votimin në janar.

Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Deputetët kanë votuar për shpërbërjen e Parlamentit me 7 prill 2016, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen më 5 qershor. Për datën e re votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, deputetët e PDSH-së votuan të abstenuar. Partia opozitare maqedonase LSDM nuk votoi rreth këtij vendimi, koordinatori i kësaj partie Goran Sugarevski deklaroi se edhe njëherë u vërtetua ajo se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Kjo është edhe një mposhtje e Nikolla Gruevskit. Nikolla Gruevski për katër ditë rresht nuk e pa të udhës që të paraqitet para qytetarëve. Pa listë të pastruar zgjedhore dhe pa reforma në media nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. LSDM-ja nuk mori pjesë në votim për çfuqizimin e vendimit për shpërbërjen e Parlamentit sepse të njejtën edhe nuk e ka votuar në muajin janar”, ka thënë Goran Sugarevski.

Qeveria kalimtare

Qeveria kalimtare

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-s Ilija Dimovski, theksoi se askush nuk mund të ikë nga ballafaqimi me popullin dhe se më 5 qershor qytetarët do ta zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit me çka do ta kthejnë dinjitetin e shtetit.

“Turpi i vetëm i një partie politike dhe një politikani është që të ikë nga zgjedhjet. Gëzoheni që po ikni nga zgjedhjet, por nga populli nuk do mund të ikni. Populli do e kthej dinjitetin e këtij shteti. Më 5 qershor me ju apo pa ju qytetarët e Maqedonisë do ta zgjedhin Parlamentin e ri, ndërsa ju vazhdoni me politikën e juaj destruktive”, u shpreh Ilija Dimovski.

“As unë e as BDI-ja nuk kemi nevojë të turpërohemi nga ata që na dhanë mandatin. Më 5 qershor fituat datë për zgjedhje, partner ynë janë qytetarët, votuesit dhe faktori ndërkombëtar. Nuk kemi nevojë të turpërohemi sepse marrëveshjen e arritur nga katër liderët e kishim për obligim ta shndërrojmë në obligim kuvendor”, ka deklaruar deputeti iBDI-s Talat Xhaferri.


Zaev: Zgjedhjet e qershorit do të sjellin ndyshime në Maqedoni

Pas vendimit të Parlamentit për datën e re të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me 5 qershor, para opinionit në orët e vonshme të së martës ka dal lideri i opozitës maqedonase, kryetari i LSDM-s Zoran Zaev. “Sonte u konfirmua se asgjë më nuk varet nga Nikolla Gruevski. Garantuesit të Marrëveshjes së Përzhinës treguan se sa janë të rëndësishme zgjedhjet e lira dhe demokratike për Maqedoninë. Nikolla Gruevski frikësohet prej zgjedhjeve të lira dhe demokratike, sepse në to do të pësoj fiasko. Në Maqedoni duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, sepse vetëm zgjedhjet e lira dhe demokratike do të sjellin ndryshime në Maqedoni”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Gruevski: Bëmë kompromisë për të mirën e qytetarëve

Pas mesnate në opinion është paraqit edhe lideri i VMRO-DPMNE-s Nikolla Gruevski. Ai ka thënë se partia e tijë edhe një here ka bërë kompromis me të vetmin qëllim që ta shpëtojë Maqedoninë nga kriza e thellë politike. Sipas Gruevskit, nga ndërkombëtarët është marrë garancë se më nuk do të ketë prolongim të zgjedhjeve, nuk do të ketë kushte të reja për zgjedhje dhe se nuk do të ketë vlersim të ri nga SHBA dhe BE për plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve me 5 qershor. “Ne i dhamë edhe një shans opozitës që të dalë para qytetarëve. Zaev duhet të marrë guximin për t'u ballafaquar me popullin. Me 5 qershor ai do ta kupton se cili është fitues e cili humbës”, është shprehur Gruevski.

Rol vendimtar i ndërkombëtarëve

Anullimi i datës 24 prill për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare erdhi pas vlersimit të përbashkët të SHBA-ve dhe BE-s se në Maqedoni nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve fer dhe demokratike me theks të veçant është apostrofuar ngecja në pastrimin e listave zgjedhore dhe reformat në media. Arritja e kompromisit për datën e re të zgjedhjeve me 5 qershor ka ardhë si rezultat i angazhimit të drejtëpërdrejt të ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni Xhejs Beli dhe eurodeputetëve Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Hoëit.