Zgjedhjet në Rusi: Putini fiton, po cilat parti të tjera garojnë?
4 Dhjetor 2011Zgjedhjet parlamentare në Rusi zhvillohen nën hijen e akuzave për manipulime dhe keqtrajtim të vëzhguesve. Partia e kryeministrit Vladimir Putin parasheh fitoren, por sipas të dhënave të veta, pret të mos e arrijë mazhorancën e dy të tretave.
Por kush janë partitë garuese?
Rusia e bashkuar: Partia është krijuar në vitin 2001 dhe ka ariun si simbol të saj, kjo parti dominon peizazhin politik në Rusi. Kryetar i saj është Vladimir Putini, si kandidat i saj në garë për zgjedhjet e Dumës, futet Dmitri Medvedev. Por asnjëri nga duoja e famshme nuk është anëtar partie. Kritikët e quajnë këtë parti si "partia e hajdutëve dhe makutëve".
Partia komuniste e Federatës Ruse (KPRF): Kjo parti përbën grupin e dytë më të fuqishëm të deputetëve të Dumës. Nën kryetarin, Genadi Sjuganov, kjo parti kërkon shtetëzimin e ekonomisë. Përkrahësit e saj gjenden tek pensionistët dhe nostalgjikët e Bashkimit Sovjetik. Partia komuniste vuan prej vitesh humbjen e elektoratit.
Partia liberaldemokratike (LPDR): Përkundër emrit që mban, kjo parti e drejtuar nga ultranacionalisti, Vladimir Shirinovski është më shumë një lëvizje populiste. Në fushatën zgjedhore, Shirinovski propogandoi "superioritetin e racës ruse" kundrejt njerëzve të Kaukazisë dhe Azisë Qendrore.
Rusia e drejtë: Kjo parti u themelua me orientim të Kremlinit në vitin 2006, kjo me qëllim që të "gjallërohet konkurenca brenda sistemit". Por hyrja e saj në dumën ruse, pas problemeve që janë shfaqur me pushtetmbajtësit, duket e rrezikuar. Kryetar partie është Sergej Mironov.
Partitë me më pak influencë: Partia e shtresës së mesme, Çështja e drejtë, është një parti opozitare me bashkim të liberalëve dhe patriotëve, që janë anëtarët e larguar të partisë komuniste ruse. Shanset e saj për të kaluar kufirin e shtatë 7% konsiderohen shumë të pakta. 110 milionë rusë votojnë për 450 deputetët e Dumës. Zgjedhjet parlamentare për Dumën shihen si hapi i parë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012, ku Putini dhe Medvedevi kanë këmbyer kandidaturat.
Autor: AG/Arapi
Redaktoi: Bahri Cani