1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet e balotazhit në Serbi

Sasha Bojiq / Esat Ahmeti18 Maj 2012

Para zgjedhjeve të balotazhit më 20 maj kandidatët presidencialë serbë Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq akuzuan njëri-tjetrin në një debat televiziv, se po verbojnë qytetarët me "të pavërteta".

https://p.dw.com/p/14xal
Der serbische Präsident Boris Tadic (r, Archivfoto vom 28.09.2007) und sein Herausforderer Tomislav Nikolic (Archivfoto vom 12.05.2007, Kombo). Die Präsidentenwahlen in Serbien entscheiden an diesem Sonntag über die Zukunft dieses Landes. Es gehe um den Weg Serbiens in Richtung Europa oder geradewegs in eine neue Isolation, haben die Medien die Ausgangslage beschrieben. Der amtierende Staatschef Boris Tadic stehe für die Westorientierung, der Ultranationalist Tomislav Nikolic als Herausforderer für die Abkehr von der EU und ein enges Bündnis mit Russland. Da die Lager der beiden Kontrahenten annähernd gleich groß sind, ist der Ausgang dieser Richtungsentscheidung völlig offen. Fotos: Sulejmanovic Foley (zu dpa-Korr "Serbien am Scheideweg: EU oder Isolation" vom 28.01.2008) +++(c) dpa - Report+++
Präsidentschaftswahlen in Serbien - Duell zwischen Tadic und NikolicFotografi: picture-alliance/dpa

Në raundin e parë të zgjedhjeve Boris Tadiqi nga Partia Demokratike (DS) arriti të sigurojë 25.3 për qind të votave ndërsa Tomisllav Nikoliqi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) 25 për qind. Të dy kandidatët u shprehën të sigurt dhe shfaqën gatishmërinë e tyre për të udhëhequr Serbinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ish-presidenti Boris Tadiq këmbëngul që Serbia sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet anëtare e BE-së dhe tregohet më properëndimor. Gjithashtu edhe për sfidantin e tij, Tomisllav Nikoliq, BE-ja nuk është më e huaj, por ai sqaroi se dëshiron ta shohë vendin e tij të lidhur me "Perëndimin dhe Lindjen". Partia e tij Përparimtare u themelua në vitin 2008 pasi u shkëput nga Partia Radikale Serbe (SRS) e ultra-nacionalistit Vojisllav Sheshel të akuzuar për krime lufte. Megjithatë, nëqoftëse BE-ja  do t'i  kërkojë Serbisë që vendi të heqë  dorë nga çdo pretendim ndaj ish-krahinës së saj - Kosovës, pritet që Tomislav Nikoliqi menjëherë t'i kthejë shpinën  Brukselit.

In this image released by Radio Television of Serbia, showing Serbia's former pro-western President and presidential candidate of Democratic Party Boris Tadic, left and his rival Tomislav Nikolic, leader of the opposition Serbian Progressive Party (SNS) are seen just before their TV debate on Serbian state television, in Belgrade, Serbia, Wednesday, May 16, 2012. The runoff presidential elections in Serbia are scheduled for Sunday, May 20, 2012. (Foto:Radio Television of Serbia/AP/dapd)
Tadiq dhe Nicoliq në duelin televizivFotografi: AP

Të dy kandidatët e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë

Ndryshe nga fushata zgjedhore, në të cilën çështja e Kosovës nuk është përmendur pothuajse fare, në debatin televiziv të dy kandidatët u desh të hapin letrat e tyre në lidhje edhe me këtë çështje. Boris Tadiqi dhe Tomisllav Nikoliqi e konsiderojnë ish-krahinën e Kosovës ende si pjesë të Serbisë. Tadiqi theksoi se motoja e tij është ende si më parë "edhe BE-ja dhe Kosova" dhe akuzoi Nikoliqin për një "politikë të rrezikshme dhe jokonsekuente". Ai iu referua një marrëveshje për bashkëpunim të rivalit të tij me Partinë Nacionaliste Demokratike të Serbisë të ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica.

"Për të fituar këto zgjedhje presidenciale, ju harmonizoni që sot politikën tuaj me palën që e ka bërë të qartë se Serbia kurrë nuk guxon të bashkohet me Bashkimin Evropian por duhet të mbajë një status neutral kundrejt BE-së dhe vendeve të  tjera." Kjo është një politikë e rrezikshme, paralajmëroi Tadiq.

Former Serbian President and Democratic Party leader Boris Tadic addresses the media after preliminary results in Serbia's general elections in Belgrade May 7, 2012. Serbia's incumbent liberals and right-wing opposition were tied for control of the Balkan country on Sunday after knife-edge elections in which the party of late Serb strongman Slobodan Milosevic emerged as kingmaker. The opposition Serbian Progressive Party (SNS) claimed victory and said it would open coalition talks without delay. But the results suggested the liberal Democratic Party, in power since Milosevic's ouster in 2000, was better placed to find allies for a new government. REUTERS/Ivan Milutinovic (SERBIA - Tags: ELECTIONS POLITICS)
Boris TadiqFotografi: Reuters

Tomislav Nikoliqi u kundërpërgjigj me çështjen e Kosovës: ai e akuzoi kundërshtarin e tij se kishte negociuar me liberaldemokratët për formimin e qeverisë. Liberaldemokratët janë të mendimit se Kosova ka kohë që de facto nuk është më pjesë e Serbisë.  Jashtëzakonisht me sy kritik kjo parti e sheh edhe rolin e udhëheqjes serbo-boshnjake në luftën e Bosnjës. Boris Tadiqi ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me liberaldemokratët: kjo është një halë në sy për nacionalistët serb.

Tomislav Nikoliqi paraqitet si viktimë

Në duelin televiziv Tomisllav Nikoliqi tematizoi edhe pretendimet për falsifikimin e zgjedhjeve për të cilat partia e tij flet pa pushim që nga raundi i parë. Edhe pse pas vlerësimit pozitiv të zgjedhjeve nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve kjo akuzë qarkullon vetëm si një teori komploti e partisë nacionaliste humbëse të zgjedhjeve prapëseprapë Nikoliqi dëshiron të paraqitet si viktimë.

Në fund të duelit televiziv Nikoliqi u bëri thirrje qytetarëve serbë që "të marrin jetën e tyre në duart e veta dhe të ndëshkojnë Boris Tadiqin për premtime të rreme të fushatës si dhe për kuotën e lartë të krimit dhe papunësisë në vend".

Boris Tadiqi shfrytëzoi thirrjen e kundërshtarit të tij që ta paraqesë veten si një burrështeti dhe tolerant:  "U nuk i bëj thirrje askujt që të jetë agresiv dhe të ndëshkojë kundërkandidatët e mi". Ai u shpreh i gatshëm që edhe t'i shtrijë dorën Nikoliqit - "sepse ne duhet të bashkëpunojmë në të gjitha çështjet e rëndësishme", tha Tadiq.