Yjet e Olimpiadës Dimërore 2014
Kush do të jetë personazhi i Olimpiadë Dimërore? Një kampion i mëparshëm, një yll i ri botëror në snowboard, apo një fituese e dyfishtë e olimpiadës? Krahas rekordmenëve ka edhe disa gjermanë në radhët e favoritëve.
Superstari Ole do ta provojë sërish
Këto janë lojërat e pesta dhe të fundit dimërore për biatletin e famshëm 40 vjeçar Ole Einar Bjørndalen. Norvegjezi deri më sot ka në koleksionin e tij gjashtë medalje ari, katër argjendi dhe një medalje bronzi. Me këto trofe ai është në të njëjtin nivel si bashkëatdhetari i vet Björn Dählie, që konsiderohet si sportisti më i sukseshëm i Lojërave Olimpike Dimërore.
E diskutueshme, por shumë e suksesshme
41 vjeçarja Claudia Pechstein së fundi ka qenë në fokus të medias për shkak të përpjekjeve të saj kundër ndalimit, që ishte shqiptuar ndaj saj për përdorim dopingu. Sa i përket sportit aktualisht ajo është e padiskutueshme si sportistja më e sukseshme gjermane në Lojërat Dimërore me pesë fitore në olimpiadë, dy medalje argjendi dhe dy medalje bronzi.
Bjørgen do të vazhdojë kursin e fitoreve
Me tri medalje ari, një argjendi dhe një bronzi skiatorja norvegjeze Marit Bjørgen ishte sportistja më e sukseshme e Olimpiadës 2010. Edhe në Soçi ajo radhitet ndër favoritet, ashtu si edhe bashkëatdhetari i saj Petter Northug, i cili në garat në Vankuver fitoi tri medalje.
Fitore e rastësishme, apo talent premtues?
Ai surprizoi në turneun e katër trampolinave alpine duke u kualifikuar prej kësaj fitoreje për garat në Soçi: Austriaku Thomas Diethart, merr pjesë për herë të parë në Lojërat Dimërore, ku do të konkurrojë për medalje me elitën botërore të përfaqësuar nga kolegu i ekipit të tij Gregor Schlierenzauer dhe zvicerani Simon Ammann.
Asi i snowboard-it sërish në fokus të medias
Superstari nga SHBA-ja Shaun White ka fituar në Lojërat Olimpike ndërkohë dy gara në pistën halfpipe. Tani ai konkurron edhe në disiplinën e re slope style. Para katër vjetësh djaloshi me flokë të kuqe kaçurrela, sot 27 vjeçar, konsiderohej si personazhi i Lojërave Olimpike, ai është një ikonë e reklamës, një yll në Facebook dhe sërish një favorit në olimpiadë.
Fituesja e dyfishtë e olimpiadës në formën më të mirë
Federata gjermane e skiatorëve ka shpresa të mëdha tek skiatorja Maria Höfl-Riesch. 29 vjeçarja para katër vjetësh fitoi medaljen e artë me një kohë rekord në slalomin super të kombinuar. Këtë dimër në prag të Lojërave Olimpike ajo është ngjitur disa herë në podiumin e fituesve. Konkurrentja e saj e përhershme, Lindsey Vonn, nuk merr pjesë në gara për shkak të një dëmtimi.
Neureuther më mirë se asnjëherë tjetër
Atë që përfaqson Maria Höfl-Riesch për garat e femrave, e përfaqëson për meshkujt Felix Neureuther – skiatori më i mirë gjerman. Më së voni qëkurse ai fitoi kupën botërore në Adelboden – i pari sukses i gjermanëve gjatë 40 vjetëve ky në këto gara – ai konsiderohet si një ndër favoritët kryesorë të olimpiadës. Ai mezi pret të fitojë medaljen e parë në olimpiadë.
Loch ëndërron për medaljen e artë
Felix Loch e ka përjetuar një herë, se ç’do të thotë të fitosh medaljen e artë. Pas fitores në Vankuver ai sërish ëndërron për një medalje ari. Kampioni i katërfishtë botëror dhe i biri i trajnerit kombëtar të rodelit Norbert Loch është në kulmin e formës sportive dhe synon një medalje individuale. Konkurrencën më të madhe ai e ka brenda ekipit të vet.
Shpresat janë varur tek Frenzel
Nga kolegët e vet sportistë Eric Frenzel u zgjodh si atleti i muajit dhjetor dhe një medalje bronzi ai e pati sjellë me vete nga Vankuveri. Tani ai do të kërcejë edhe më tutje në garën e kombinuar nordike. Pas fitores së titullit kampion bote në Val di Fiemme ai synon tani medaljen e artë të Olimpiadës Dimërore.
Kush do të ngjitet në fronin e hokeit në akull?
Kanadaja triumfoi në garat e Vankuverit brenda shtëpisë. Tani sfidantja është Rusia. Dueli i dy fuqive të mëdha është hapur e kësisoj edhe dueli mes sulmuesit Sidney Crosby dhe yllit rus të hokeit në akull Aleks Ovetçin (në fotografi).