1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Xi Jinping: Kandidati i kompromisit

Mathias Bölinger/Elert Ajazaj8 Nëntor 2012

Se ç'drejtim politik përfaqëson kryetari i ri i partisë Kineze Xi Jinping, s'është e qartë as pas pesë vjetësh si zëvendëspresident. Ndoshta kjo e ka kualifikuar atë për postin më të lartë të shtetit dhe partisë.

https://p.dw.com/p/16fTV
BEIJING, Jan. 17, 2012 (Xinhua) -- Chinese Vice President Xi Jinping, also a member of the Standing Committee of the Political Bureau of the Communist Party of China (CPC) Central Committee, secretary of the Secretariat of the CPC Central Committee and vice Chairman of the Central Military Commission, extends his greetings and respect to retired officials at a reception held at the Great Hall of the People in Beijing, capital of China, Jan. 17, 2012. (Xinhua/Li Xueren) (lmm) XINHUA /LANDOV
Xi JinpingFotografi: picture alliance/landov

"Who is Hu?" pyeti media ndërkombëtare saktësisht dhjetë vjet më parë, kur brezi udhëheqës tani në largim, rreth Hu Jintao-s, mori pushtetin në Kinë: "Kush është Hu-ja?". Këtu nuk kishte vetëm kënaqësi për lojën e fjalëve të anglishtes, po edhe hutim të vërtetë. Përveç biografisë së tij zyrtare në parti për kreun e ri të shtetit gati nuk dihej gjë (një fakt, i cili nuk ka ndryshuar thelbësisht as pas dhjetë vjetësh në detyrë).

FILE - In this March 13, 2009 file photo, Chinese President Hu Jintao, left, chats with Vice President Xi Jinping as they leave the Great Hall of the People after the closing ceremony of the National People's Congress in Beijing, China. Chinese Vice President Xi has been promoted to vice chairman of a key Communist Party military committee, state media reported Monday, Oct. 18, 2010, in the clearest sign yet he is on track to be the country's future leader. (AP Photo/Andy Wong, File)
Hu Jintao dhe Xi JinpingFotografi: AP

Tani bëhet e njëjta pyetje për pasardhësin e tij Xi Jinping. Mirëpo këtë herë shumë kinezë kanë përgjigje: Xi-ja, po ky është burri i Peng Liyuan-it. Peng-u, me të cilën Xi-ja është i martuar për herë të dytë, gëzon popullaritet të madh në Kinë si këngëtare hitesh. Këngët e saj patriotike me tituj si "Atdheu im", apo "Përpara Kinë", e bëjnë atë si bashkëshorte funksionari krejtësisht të pranueshme. Megjithatë në radhët e elitës partiake kineze të mbyllur lidhja e spikatur e bën Xi-në paksa të bjerë në sy.

"Princ" ambicioz

Pa marrë parasysh martesën e tij Xi-ja nuk njihet si njeri me shumë çelësa. Një kabllogram i Ambasadës Amerikane, i cili u publikua prej Wikileaks-it, e përshkruan atë si "ambicioz", "elitar" dhe "pragmatik". Xi-ja lindi më 1953 si djalë i një heroi të revolucionit dhe u rrit gjatë viteve të para në rrethin e elitës komuniste. Prandaj, në versionin e vëzhguesve të Partisë Komuniste, ai bën pjesë në fraksionin e të ashtuquajturve "princër", fëmijëve të kuadrove të lartë të partisë. Mirëpo i ati u bë që në fillim të viteve gjashtëdhjetë pre e spastrimeve brenda partisë, kaloi disa vite në burg dhe u rehabilitua vetëm pas vdekjes së Maos. Nën Deng Xiaoping-in i ati i Xi-së ishte për kohë të shkurtër guvernator province në Guangdong (provinca, e cila konsiderohej si laborator provash për reformat ekonomike).

FILE - Chinese Vice-President Xi Jinping speaks to Egypt's President Morsi (not pictured) during their meeting in the Great Hall of the People in Beijing, China, 29 August 2012. The man expected to lead 83 million members of the Chinese Communist Party and rule 1.3 billion people for the next decade had not been seen in public for more than 10 days by Tuesday, September 11, 2012. EPA/HOW HWEE YOUNG/ POOL +++(c) dpa - Bildfunk+++
Xi Jinping, i biri i një kuadri partieFotografi: picture-alliance/dpa

Nga provinca nëpërmjet Shangait në Pekin

Si miliona të rinj të tjerë Xi Jinping-u u dërgua gjatë revolucionit kulturor në provincë dhe jetoi për disa vite në një fshat të largët të provincës Shaanxi. Kur u kthye në Kinë iu fut me këmbëngulje politikës dhe u bë anëtar i Partisë Komuniste (kjo, pa dalë i ati ende nga burgu). Ai bëri karrierë fillimisht në ushtri dhe si asistent i ministrit të Mbrojtjes Geng Biao arriti në qarqet më të larta të pushtetit në Pekin. Më vonë u bë sekretar partie dhe guvernator i provincave bregdetare Zhejiang dhe Fujian. Atje fitoi namin e politikanit, që i dëgjon hallet e ekonomisë private. Kjo e fundit vuan në Kinë nën dominimin e koncerneve shtetërore. Në 2006-n, pasi u hoq kryetari i partisë në Shangai Chen Liangyu për shkak të një skandali korrupsioni, Xi-ja u bë si sekretar partie, figura më e rëndësishme e metropolit ekonomik. Vitin pasues, në 2007-n, Xi Jinping-u u bë anëtar në rrethin më të ngushtë të pushtetit: komitetin e përhershëm nëntëanëtarësh të Byrosë Politike. Pastaj, në 2008-n, Xi-ja u bë zëvendësprsident.

Image #: 16915169 U.S. President Barack Obama meets with Chinese Vice President Xi Jinping in the Oval Office at the White House in Washington on February 14, 2012. UPI/Kevin Dietsch /LANDOV pixel
Xi Jinping dhe Barack Obama në Shtëpinë e BardhëFotografi: picture alliance/landov