1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Xhudistja Majlinda Kelmendi i siguron medaljen e parë të artë Kosovës

Majlinda Kelmendi do të hyjë në analet e historisë jo vetëm të xhudos, por edhe të Kosovës.

Xhudistja Majlinda Kelmendi i siguroi medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio. Në finale Majlinda Kelmendi mundi italianen Odette Giuffrida pas një paraqitjeje ku tërë kohën ishte më e mirë.

Majlinda Kelmendi i sjell keshtu shtetit të ri të Kosovës medaljen e parë olimpike. Kampionia e dyfishtë botërore e shton kështu edhe një titull tjetër, i cili do të shënohet ne analet e historisë jo vetem te këtij sporti. por edhe të Kosovës.