1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Majlinda Kelmendi - medalja e parë e artë për Kosovën

8 Gusht 2016

Majlinda Kelmendi do të hyjë në analet e historisë jo vetëm të xhudos, por edhe të Kosovës.

https://p.dw.com/p/1JdAD
Fotografi: Getty Images/L. Griffiths

Xhudistja Majlinda Kelmendi i siguroi medaljen e parë të artë Kosovës në Lojërat Olimpike në Rio. Në finale Majlinda Kelmendi mundi italianen Odette Giuffrida pas një paraqitjeje ku tërë kohën ishte më e mirë.

Majlinda Kelmendi i sjell keshtu shtetit të ri të Kosovës medaljen e parë olimpike. Kampionia e dyfishtë botërore e shton kështu edhe një titull tjetër, i cili do të shënohet ne analet e historisë jo vetem te këtij sporti. por edhe të Kosovës.