1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Wulff nën trysni edhe më të madhe pas akuzave të reja

22 Dhjetor 2011

Nga të gjitha anët shtohen kritikat për mënyrën se si presidenti Wulff zbulon të vërtetën në lidhje me akuzat kundër tij.

https://p.dw.com/p/13Xb5
Christian Wulff dhe biznesmeni Carsten Maschmeyer
Christian Wulff dhe biznesmeni Carsten MaschmeyerFotografi: dapd

Presidenti gjerman, Christian Wulff, mbetet nën kritikë edhe për arsye të kredisë së tij private dhe të kontakteve të tij të ngushta me sipërmarrës. Pas publikimit të akuzave kreu i shtetit gjerman gjendet nën një trysni edhe më të madhe. Derisa politikanë të koalicionit qeveritar konservator-liberal i dhanë atij demonstrativisht mbështetje, opozita e akuzoi 52-vjeçarin se po e pranon të vërtetën vetëm copëza-copëza.

Sebastian Edathy
Sebastian Edathy

Sebastian Edathy, anëtar socialdemokrat në landin e Saksonisë së Ulët u shpreh:

"Problemi, që kam me sjelljen e zotit Wulff, është që ai në njëfarë mase lëshon përditë njoftime publike nëpërmjet avokatëve të tij. Kjo është shumë e pakënaqshme. Besoj se aktualisht kemi vështirësinë që zoti Wulff nënvlerëson plotësisht përmasat e çështjes."

Në fjalimin e tij për krishtlindjet Wulff nuk do t'u referohet me asnjë fjalë akuzave. Ai do të flasë për temat e solidaritetit dhe të përbashkësisë në shoqëri, si dhe për Evropën. Këtë thanë pjesëmarrës, që ishin të pranishëm në regjistrimin e fjalimit. Wulff shprehet gjithashtu kundër racizmit dhe bën thirrje për kozmopolitizëm.

Autor: dpa; E Ajazaj

Redaktoi: A Verbica