Westerwelle vizitë dyditore në Serbi dhe në Kosovë
19 Maj 2013Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) fillon sot pasdite një vizitë në Serbi dhe në Kosovë. Tema qendrore e vizitës, e cila do të zgjasë deri të hënën është marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës e arritur me ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të mes tyre. Prej zbatimit të kësaj marrëveshjeje varet afrimi i të dy vendeve me BE-në.
Ministri i Jashtëm Westerwelle dëshiron të këmbëngulë në Serbi që Beogradi të tregohet i gatshëm për kompromis për Kosovën. Por, para fillimit të vizitës së tij në Beograd presidenti serb Tomislav Nikolic e akuzoi qeverinë gjermane për "shantazh". "Gjermania duhet të kuptojnë se çdo shantazh është i pavlefshëm. Ne nuk do të presim vetë venat për të bërë vetëvrasje ", tha Nikoliq të premten (17.05) në Beograd për stacionin televiziv Prva.
Zëvendëszëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Martin Shefer, tha se objektivi është që tani të sigurohet një plan konkret kohor për realizimin e marrëveshjes së normalizimit ndërmjet dy palëve, e cila u arrit një muaj më parë me ndërmjetësimin e BE-së.
Serbët e Kosovës janë kundërshtojnë marrëveshjes së Brukselit. Edhe peshkopi ortodoks serb Amfilohije, i cili ka mjaft ndikim, shprehu rezistencën e tij. "Kjo nuk është marrëveshje, por është një diktim, është dhunë," citohet ai nga mediat serbe. Peshkopi Amfilohije e paralajmëroi edhe Beogradin lidhur me afrimin me Brukselin: "E shkreta BE po shpërbëhet. Ta varësh ekzistencë prej anëtarësimit në një Fata Morganë si BE-ja, nuk është politikë reale."