1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Vuçiç: 'Ky është paralajmërimi im i fundit ndaj shqiptarëve'

Presidenti i Serbisë kërcënon me dërgimin e ushtrisë në veri të Kosovës. Kurse kryeministrisë i Serbisë thotë se ai që dërguan qe tren dhe jo tank.

Vucic para mediave

Vucic para mediave

Një tren pasagjerësh shkaktoi një pikë të re të ulët në marrëdhëniet gjithsesi jo të mira midis Serbisë dhe Kosovës. Policë shqiptarë e ndaluan në kufi, trenin që kishte nisur Serbia nga Beogradi për në Kosovë.

Pas kësaj, të dielën (15.01.) presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç kërcënoi me dërgimin e ushtrisë. "Ne do të dërgojmë ushtrinë, për t'i mbrojtur serbët nga masakra potenciale ndaj tyre," tha Presidenti Tomislav Nikoliç pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë. "Po të vriten serbët, ne do të dërgojmë ushtrinë."

Pas gati dy dekadash pas luftës, Serbia e dërgoi trenin në veri të Kosovës, ku minoriteti serb është shumicë lokale. Por treni i blerë nga Rusia ishte i ngarkuar me shumë simbole të diskutueshme. Kështu ai qe zbukuruar me fotografi nga afreskat e manastireve serbe në Kosovë. Në shumë gjuhë - edhe në shqip - në tren mund të lexoje: "Kosova është Serbi". Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli për një provokim dhe kërkoi nga forcat e sigurisë që ta ndalojnë trenin.

"Për pak shpërtheu lufta për shkak të trenit"

"Thaçi gati shpërtheu luftën për shkak të trenit", shkroi të dielën në faqen e parë gazeta qeveritare serbe "Novosti". "Ne dërguam një tren dhe jo tank," u shpreh i shqetësuar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shtunën në mbrëmje. Njësia speciale e policisë sipas tij qe afruar me armë automatike dhe me automjete të blinduara. Serbë nga rajoni i patën futur në rreth policët. Për të shmangur gjakderdhjen, ai pati urdhëruar kthimin e trenit në Beograd, tha Vuçiç.

"Ky është paralajmërimi im i fundit ndaj shqiptarëve, që të mos guxojnë të ndërmarrin sulm kundër serbëve në Kosovë", tha politikani që vendos gjithçka në Serbi. "Sepse këtë Serbia nuk do ta lejojë".

Kosova e banuar thuajse vetëm nga shqiptarë u shkëput në 2008-ën nga Serbia. Beogradi kërkon ta rimarrë Kosovën. BE ndërmjetëson prej vitesh pa sukses të madh.