1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Viza jo për të gjithë

Ani Ruci5 Tetor 2007

Lehtësimi i vizave për Shqipërinë shihet si parathënie e liberalizimit të tyre. Jo të gjithë qytetarët e Shqipërise mund të përfitojne nga marrëveshja e lehtësimit të vizave, e saporatifikuar nga Parlamenti Europian.

https://p.dw.com/p/Bn6q
Në kabinën policore me këtë logo kontrollohet pasaporta kur hyn në një vend të BE. Eshtë vetëm për qytetarët e BE-së.
Në kabinën policore me këtë logo kontrollohet pasaporta kur hyn në një vend të BE. Eshtë vetëm për qytetarët e BE-së.Fotografi: AP

Kategoritë kryesore që përfitojnë prej saj janë ato të zyrtarëve të lartë, të studentëve, biznesmenëve, ish të përndjekurve politikë dhe ajo e përfaqësuesve të komuniteteve fetare. Të gjitha këto kategori qytetarësh gëzojnë lehtësira në marrjen e një vize drejt vendeve të BE. Vleftshmëria e saj varion nga 1 deri ne 5 vjet.

Pasaporta shqiptare
Pasaporta shqiptareFotografi: DW

Po qytetarët e tjerë që nuk bëjnë pjesë në asnjërën nga këto kategori?

Atyre do t´u duhet të presin vite deri kur vizat drejt BE të liberalizohen. Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu e vlerëson ratifikimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave një bazë apo një parathënie për të nisur vitin e ardhshëm dialogun me BE për liberalizimin e vizave për qytetarët e thjeshtë.

Logo e "Asnjë njeri nuk është ilegal"
"Asnjë njeri nuk është ilegal"

Shqipëria morri mbrapsht shqiptarët pa viza në Evropë

Ratifikimi i marrëveshjes së lehtësimit të vizave për kategoritë e sipërpërmendura të qytetarëve të Shqipërisë u arrit në saj të vlerësimit pozitiv të BE për ecurinë demokratike të Shqipërisë. Por sipas ministres së Integrimit Europian, Bregu, rol vendimtar luajti gadishmëria e qeverisë së Tiranës për të riatdhesuar emigrantët që rezultonin pa dokumenta të rregullta në vendet e BE. Ministrja Bregu tha se "Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Shqipërisë nuk e ka nënshuar këtë marrëveshje me BE."

Ministra të BE-së në Porto, Portugali, 14 shtator 2007. Duket sikur po ikin me gomone, por nuk është kështu. Janë duke bërë shëtitje në det.
Ministra të BE-së në Porto, Portugali, 14 shtator 2007. Duket sikur po ikin me gomone, por nuk është kështu. Janë duke bërë shëtitje në det.Fotografi: AP

Marrëveshja e lehtësimit të vizave hyn në fuqi më Janar 2008

Ajo ka një kuadër të përcaktuar në mënyrë strikte. Prej saj nuk mund të përfitojnë emigrantët që jetojnë me dokumenta të rregullta në vendet e BE dhe që dëshirojnë të bëjnë bashkim familjar me gruan apo burrin që ndodhet në Shqipëri, pasi ky bashkim i nënshtrohet procedurave të tjera. Shqipëria nënshkroi në qershorin e vitit 2006 marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit – MSA- me BE, që konsiderohet si drita e gjelbër për marrëveshje të tjera, mes të cilave edhe ajo e lehtësimit të vizave. Aplikimi i MSA do të bëhet pas ratifikimit nga Parlamentet e vendeve të BE. Deri atëhere mes Shqipërisë dhe BE po aplikohet marveshja e ndërmjetme ose Interim.