1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Viti 2022 pa centrale atomike

Kancelarja Merkel angazhoi një komision etike, për të përpiluar një raport mbi gjendjene reaktorëve atomike. Në bazë të këtij raporti koalicioni qeveritar vendosi të mbyllë deri në vitin 2022 centralet atomike gjermane.

Kancelarja Merkel dhe kryetarët e komisionit të etikës

Kancelarja Merkel dhe kryetarët e komisionit të etikës

Në shtator 2010 CDU/CSU dhe FDP ranë dakord të zgjasin edhe për 12 vjet të tjera funksionim e centraleve bërthamore. Pas katastrofës në mars me reaktorin atomik në Japoni, të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami, kancelarja Angela Merkel vendosi fillimisht një moratorium tremujor dhe pak më vonë bëri të ditur heqjen dorë nga shfrytëzimi i energjisë bërthamore.

Gjermania heq dorë nga shfrytëzimi i energjisë bërthamore

Reaktori atomik Krümmel

Reaktori atomik Krümmel

Deri në vitin 2022 do të mbyllen të gjithë reaktorët atomikë gjermanë. Madje të shtatë reaktorët më të vjetër gjermanë, të cilët u nxorën nga rrjeti pas katastrofës atomike në Fukushima të Japonisë dhe reaktori me avari Krümmel nuk do të hyjnë më në rrjet. Dy prej tyre nuk do të mbyllen përfundimisht, por do të jenë në dispozicion si rezervë. Të tre reaktorët më modernë do të vazhdojnë të funksionojnë deri në fund të vitit 2022. Ministri gjerman i Ambientit Norbert Rëttgen është i kënaqur me rezultatin: „Rezultati, sipas mendimit tim, është konsistent, është konsekuent, është i qartë. Dhe prandaj besoj se është një rezultat i mirë, që është bazuar fort në komisionin e etikës." Qeveria gjermane pas katastrofës në Fukushina angazhoi komisionin e etikës. Vetëm në mëngjesin pas marrëveshjes në zyrën e kancelares të dy kryetarët e komisionit, Matthias Kleiner dhe Klaus Tëpfer, i dorëzuan kancelares Angela Merkel zyrtarisht raportin e tyre. Pak më vonë ata e bënë atë publik në Berlin.

Tëpfer: Rëndësi ka që vendimi të mos vihet në diskutim

Brenda dhjetë vjetëve, sipas ekspertëve, mund të arrihet kthesa në sektorin energjetik dhe të fiken reaktorët bërthamorë, tha Tëpfer, por: „Në mbarë botën në jemi unikat. Nuk ka vend tjetër, që shfrytëzon energjinë bërthamore, ku të ketë një debat të gjerë social dhe një konses të gjerë social, për t'i dhënë fund shfrytëzimit të energjisë bërthamore. Në të gjitha vendet e tjera energjia bërthamore vazhdon të jetë teknologji e së ardhmes dhe të zgjerohet. Dhe tani dalim ne dhe debatojmë më shumë se gjashtë muaj. Nga jashtë askush nuk e kupton. E rëndësishme është që vendimi të jetë fiks, që të mos vihet në diskutim."

Kryetari i PSD Sigmar Gabriel (m.) dhe krytari i të gjelbërve Cem Oezdemir

Kryetari i PSD Sigmar Gabriel (m.) dhe krytari i të gjelbërve Cem Oezdemir

Edhe opozita nuk do të grindet për disa muaj. Por njëkohësisht ajo nuk do ta përjashtojë mundësinë e shkëputjes së parakohshme. Kryetari i PSD Sigmar Gabriel e përshëndeti vendimin për heqjen dorë nga energjia bërthamore, por kujtoi se partia e tij prej 25 vjetësh, që nga katastrofat e reaktorëve të Harrisburgut dhe Çernobilit, ka luftuar për ndërprerjen e shfrytëzimit të energjisë bërthamore. „Për qëndrimin e tyre për heqjen nga energjia bërthamore dhe për gatishmërinë, që duke mësuar nga dy katastrofat e mëdha bërthamore, socialdemokratët dhe kundërshtarët e energjisë bërthamore janë përqeshur, tallur dhe sharë për dy dekada e gjysmë nga CDU/CSU und FDP. Sot kundërshtarët tanë politikë janë të detyruar të pranojnë politikën tonë dhe heqjen dorë nga energjia bërthamore, gjë që ne e kishim vendosur para dhjetë vjetësh, dhe që zonja Merkel e pati tërhequr."

Të gjelbrit jo plotësisht të kënaqur

Të gjelbrit do të vendosin për miratimin e konsensit bërthamor të qeverisë në një kongres të veçantë të partisë. Ka akoma shumë pyetje pa përgjigje tha kryetari i partisë Cem Ëzdemir. Ndër të tjera edhe çështja e deponimit përfundimtar. Deri tani vetëm Gorleben në Gjermaninë e Veriut konsiderohet si mundësi për depozitimin e mbeturinave me radioaktivitet të lartë. Siguria e depozitimit vihet në diskutim nga ekspertët.

Kryetari i CSU-së Horst Seehofer, i cili deri tani ka kundërshtuar me forcë kërkimin e një vendi të ri depozitimi, u shpreh ndërkohë në favor të kërkimit të formacioneve shkëmbore në jug të Gjermanisë, si vende të përshtatshme depozitimi.

Ndërkohë kritikë vjen nga shoqatat për mbrojtjen e mjedisit. Greenpeace dhe Ambienti dhe Mbrojtja e Natyrës në Gjermani (BUND) janë të zhgënjyera. Fundi i energjisë bërthamore vjen shumë vonë, thanë ato, duke kërkuar data të sakta për mbylljen e secilit reaktor.

Autor: Bettina Marx/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Elert Ajazaj