1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Veprimi i tij ishte i paramenduar

Në qytetin Ansbach, në jug të Gjermanisë, vazhdon të mbizotërojë gjendja e shokut, mbas sulmit të një 18-vjeçari ndaj bashkëmoshatarëve të tij, si pasojë e të cilit u plagosën dhjetë vjet. Pyetja që mbetet është: përse?

Në qytetin e Ansbahut.

Dhjetë vetë u lënduan si pasojë e amokut, dy vajza 15 vjeçare madje rëndë.

Këtë vepër 18-vjeçari e kishte planifikuar prej kohësh. Kjo doli në pah nga letrat që u gjetën në banesën e gjimnazistit. Kryeprokurorja Gudrun Lehnberger tha para gazetarëve në Ansbach: "Ne gjetëm një si tip kalendari ku tek data 17.9. ishte shkruar "Sot Apokalipsi". Sipas prokurorisë në Ansbach, në dokumentet e 18 -vjeçarit u gjet edhe një testament meqë mbante mbishkrimin 9/11, pra datën e sulmeve terroriste ndaj kullave binjake në Nju Jork, në vitin 2001.

Lule dhe qirinj për viktimat.

Motivet për aktin e përgjakshëm janë ende të paqarta.

Dhjetë vetë u lënduan si pasojë e amokut, dy vajza 15 vjeçare madje rëndë. Pasi hyri në klasë dhe hodhi bombën e parë, Georgu, pat qëlluar me sëpatë sa andej-këndej nxënësit që përpiqeshin të dilnin nga klasa. Dhjetë minuta e më vonë, policia arriti ta kapte autorin e ngjarjes, pasi më parë e kishte goditur me katër plumba. Ndërkohë ai është operuar, por nuk konsiderohet i aftë për t'u marrë në pyetje.

Motivet për aktin e përgjakshëm janë ende të paqarta. Fakt është që 18-vjeçari ndodhej prej kohësh ne trajtim tek psikologu. Ditën që ndodhi sulmi, nxënësit e gjimnazit do të bënin ekskursion në Romë. Askush prej tyre nuk ishte treguar i gatshëm të flinte në një dhomë me të. Një nxënëse tregon se nxënësit shumë shpesh e tallnin Georgun. As drejtori i gjimnazit, Franz Stark, nuk mund të thotë më shumë: "Ne e shikonim si një nxënës të mbyllur në vetvete dhe se notonte me shumicën."

Fenomeni i sulmeve në gjendje amoku nëpër shkolla u shfaq për herë të parë në Gjermani në vitin 1999, pasi në Denver të Colorados (SHBA) bëri bujë një ngjarje e ngjashme: Dy nxënës kishin hyrë në shkollën e tyre, të maskuar e me pardesy të zeza dhe të armatosur me granata dhe bomba, dhe kishin vrarë një numër të madh bashkëmoshatarësh. "“Ata u nderuan si heronj, si idhuj nga disa të rinj, sepse mediet asokohe raportuan se të dy të rinjtë donin të hakmerreshin kundër maltretuesve të tyre. Por kjo nuk ishte e vërtetë. Ata thjesht donin të vrisnin sa më shumë njerëz. Rezultati ishte që disa të rinj, të cilët trajtohen keq nga bashkëmoshatarët e tyre, gjetën aty figura, me të cilët mund të identifikoheshin," tha kriminologu nga Berlini, Frank Robertz, për kanalin e dytë ZDF.

Para gjimnazit Carolinum n Ansbach, Bayern.

Para gjimnazit Carolinum n Ansbach, Bayern.

Edhe Georgu nga Asnbahu preferonte të vishej me pardesy të zezë dhe ditën e amokut u shfaq i maskuar. Kriminologët thonë se edhe shenja të tjera të profilit të tij flasin për ngjashmëri me paraardhësit dhe do të duhej të diktoheshin që më parë nga psikologët apo mësuesit. Shoqatat e mësuesve kanë kërkuar sërish që të ketë oferta për kurse kualifikimi për të dalluar rreziqe të tilla. Një debat i tillë u hap edhe në mars të këtij viti, kur në Winnenden, në afërsi të Shtutgartit në Gjermani, ndodhi një ngjarje e ngjashme me pasoja më tragjike: 15 nxënës të vrarë mes tyre edhe 17-vjeçari Ibrahim Halilaj me prejardhje nga Kosova.

Autor : Anila Shuka

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 21.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JkWS
  • Data 21.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JkWS