1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Venecia në petkun e karanevaleve

28 Janar 2018

Në Venecia nisën festimet e karanevaleve. Origjina e tyre daton në shekullin e 12-të.

https://p.dw.com/p/2re9u
BG Karneval in Venedig
Fotografi: Getty Images/AFP/M. Bertorello

Tradicionalisht spektakli fillon me zbarkimin e anijeve të zbukuruara nëpër kanalet e qytetit. Në ditët në vijim në rrugë, sheshe dhe ura do të ketë arti shfaqje të ndryshme artistike. Çdo vit  në Venecia vijnë qindra-mijëra vizitorë nga e gjithë bota.


Italien | Gondelparade zum Karnevalsbeginn in Venedig
Fotografi: Reuters/M. Silvestri

Karnavalet në Venecia festohen prej gati 1000 vjetësh. Ato konsiderohen si më të njohurat krahas festimeve në Firence dhe Romë. Fytyrat pjesërisht të maskuara krijojnë një atmosferë mistike dhe misterioze që tërheq njerëz nga e gjithë bota.

BG Karneval in Venedig
Fotografi: picture-alliance/blickwinkel/T. Hennecke

Maska me histori

Maska "Medico della peste" është një nga maskat tipike veneciane. Origjina e saj lidhet me kohën kur sëmundja e murtajës bënte kërdi në Evropë. Për t'u mbrojtur sa më mirë të ishte e mundur, mjekët vishnin pelerina të gjata prej lëkure që u mbulonin të gjitha pjesët e trupit, mbanin dorashka, një kapelë dhe një maskë me sy xhami dhe një sqep të gjatë.

Lagunenstadt
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Merola

Përdëllim në ballo

Origjina e festës "Karnavalet e Venecias" daton në shekullin e 12-të. Në pallatet aristokratike zhvilloheshin festime marramendëse Vizitorët përpiqeshin se kush e kush t'ia kalonte tjetrit me kostume gjithnjë me më shumë zbukurime. Ndër zbavitjet më ekskluzive sot bëjnë pjesë balloja Tiepolo në Palazzo Pisani Moretta ose një shfaqje operistike në teatrin La Fenice.

Lagunenstadt
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Zaccaron

Shumica e venecianëve i presin e i qepin sot kostumet e tyre sipas modeleve historike. Më tepër në sy bien veshjet pompoze nga epoka e Barokut. Pjesë e tyre janë kapelat tipike.

Lagunenstadt
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Merola

Maskat veneciane janë të frymëzuara nga "Commedia dell' Arte", e cila qe mjaft e pëlqyer në shekullin e 16-të. Maska që mbulon sytë dhe ballin quhet kolombinë.