1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Varrosen viktimat e para

Administrata amerikane po kërkon mënyrën për t'iu përgjigjur me masat e duhura gjakderdhjes së Newtown-it. Presidenti Obama do të ndalojë armët gjysmëautomatike.

Pas masakrës në një shkollë fillore në Newtown në shtetin federal amerikan Connecticut është bërë varrimi i viktimave të para. Dy djem gjashtëvjeçarë u varrosën në prani të qindra pjesëmarrësve në ceremoninë mortore. Autori vrau me armë zjarri në një shkollë të premten gjithsej 20 fëmijë midis moshës gjashtë dhe shtatë vjeç. Më parë 20-vjeçari kishte vrarë të ëmën. Pas masakrës ai vrau edhe veten.

Ende të pasqaruara motivet e vrasësit

Hetimet e policisë po ecin ngadalë. I paqartë vazhdon të jetë motivi i autorit Adam Lanza. Sipas mediës para veprës Lanza kishte shkatërruar kompjuterin e tij në shtëpi. Siç u tha, ky fakt mund t'i vështirësojë hetimet.

Pas vrasjeve në gjendje amoku në Newtown, në SHBA vazhdon të diskutohet për ashpërsimin e mundshëm të së drejtës për armëmbajtje. Nga Shtëpia e Bardhë u tha se aktet e dhunës të kryera me armë zjarri janë një problem i ndërlikuar, i cili kërkon zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Barack Obama vizitë në Newtown pas amokut në shkollën fillore Sandy Hook

Barack Obama vizitë në Newtown pas amokut në shkollën fillore Sandy Hook

Obama do të ndalojë shitjen e armëve gjysmëautomatike

Presidenti Barack Obama do të shprehet më konkretisht në javët në vijim, bëri të ditur zëdhënësi Jay Carney. Gjatë debatit duhet marrë në konsideratë edhe fakti që kontrolli më rigoroz i shitjes së armëve është vetëm një përgjigje ndaj dhunës, sqaroi ai. Parimisht presidenti mbështet ndalimin e armëve gjysmëautomatike, shtoi Carney. Gjatë ceremonisë mortore për viktimat e masakrës së Newtown-it Obama bëri thirrje për mbrojtje më të mirë të fëmijëve. Pa folur shprehimisht për ashpërsimin e ligjeve, presidenti tha se është detyrë e politikës që të veprojë.

  • Data 18.12.2012
  • Autor Elert Ajazaj (dpa, reuters)
  • Fjalët kyç SHBA, Newtown
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/174aW
  • Data 18.12.2012
  • Autor Elert Ajazaj (dpa, reuters)
  • Fjalët kyç SHBA, Newtown
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/174aW