1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Varavingo politike në Shqipëri për reformën në drejtësi

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta propozoi qeveri ekspetësh e zgjedhje të parakohshme në Shqipëri. Ky propozim vjen në prag të skadimit të afatit për të miratuar në Parlament, reformën në drejtësi, më 21 korrik.

Ilir Meta Parlamentspräsident Albanien

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

“Duke parë që mosbesimi mes palëve është kaq i lodhshëm, shqetësues dhe i rrezikshëm për të ardhmen rruga më e mirë është ndërtim i një qeverie ekspertësh, që do ta çojë vendin në zgjedhje demokratike të parakohshme, të pakontestuara nga askush” tha dje në një konferencë përshtyp Ilir Meta.

Meta: Jam gati të jap dorëheqjen

Kryetari i Parlamentit dhe njëherazi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) që bashkëqeveris me PS dhe ka 20 deputë në Parlamentin prej 140 anëtarësh, paralajmëroi se ai mund të japë dorëheqjen. Për hir të kompromisit jam gati që nga ky moment të jap dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Parlamentit, sikurse edhe ministrat e mi, nëse kjo i shërben kompromisit dhe vendit”, tha ai në konferencën për shtyp.

Por kompromisi duket i vështirë për t' u arritur pas refuzimit që i bëri opozita, propozimit amerikan për reformën zgjedhore, që solli para një jave në Tiranë, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike, Victoria Nuland. Opozita nuk pranoi pjesën e propozimit amerikan për “Vettingun”, ku ndërkombëtarët kanë fuqi vendimarrëse për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve. Opozita kërkon t'i përjashtojë nga ky rol.

Sipas saj komisioni që do të bëjë “Vettingun” duhet të zgjidhet politikisht. Në apelin për të arritur kompromis Meta nuk i referohet propozimit amerikan, ku “mollë sherri” mes palëve është “Vettingu”, por domosdoshmërisë që reforma në drejtësi të votohet edhe me konsensusin e opozitës, e cila e kushtëzon votën e saj me përjashtimin e ndërkombëtarëve nga ky proces.

Edi Rama bei Conflict Zone

Edi Rama

Takim i të gjitha palëve të përfshira në reformën e drejtësisë

SHBA, BE, të përfshira intensivisht në reformën e drejtësisë në Shqipëri, pranuan propozimin e djeshëm të Ilir Metës që në takimin e pritshëm të hënën (18/07/2016) mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha të marrin pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e Delegacionit të BE, Romana Vlahutin.

Propozimi i Metës është që në këtë takim të marrë pjesë edhe ai, si kryetar i parlamentit. Qëndrimet e pjesëmarrësve në takimin, që pritet të zhvillohet sot, janë tanimë të shpallura: nga njëra anë është kryeministri Rama, SHBA dhe BE që mbështeten tek projekti amerikan i Nuland. Nga ana tjeter është lideri i PD-s në opozitë, Basha dhe me sa duket edhe kryetari i Parlamentit. Kjo pasi Meta kërkon, me një qëndrim konsekuent që në krye të herës, miratimin e reformës me konsensusin e opozitës, por pa u shprehur nëse mbështet ose jo projektin amerikan.

Berlin, Bundestag Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Refuzimi i Bashës ndaj këtij projekti është bërë tanimë publik. Ai është për të votuar reformën dhe arritur konsensus po të përjashtohen ndërkombëtarët nga procesi i “Vettingut” dhe ai të bëhet nga një komision i zgjedhur politikisht. Miratimi i reformës kërkon 93 vota, të cilat maxhoranca socialiste nuk i ka. Rezultatet e takimit të sotëm do të parathonë se çfarë do të ndodhë të enjten e kësaj jave, më 21 korrik, kur në seancë plenare do të votohet për miratimin ose hedhjen poshtë të draftit të reformës në drejtësi. Miratimi çel dritën e gjelbër për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Shqiperisë dhe BE - mosmiratimi i hap rrugën mocionit të besimit për qeverinë Rama.