1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090409 OECD Konjunktur

Peter Stützle / DW Berlin 10 Prill 2008

Lavdërime dhe kritikë përmban raporti për Gjermaninë i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, i prezantuar dje në Berlin.

https://p.dw.com/p/DfOU
Prodhimi i lincave optike në Jena
Prodhimi i lincave optike në JenaFotografi: AP

OECD-ja përgatit çdo dy vjet për secilin nga 30 vendet e industrializuara, anëtare të organizatës, një raport të tillë. Në hartimin e raporteve kontribuojnë ekspertë nga 29 vendet e tjera anëtare.


Organizata për Bashkëpunim ekonomik dhe Zhvillim e sheh ekonominë gjermane në një gjendje të mirë. Rezultat i reformave që i paraprinë, mendon sekretari i përgjithshë, i OECD-së Angel Gurria. Por meksikani konstaton mungesë gatishmërie për hapa të të mëtejshëm reformash. 'Kur duhen kryer reformat?' - pyeti ai në mënyrë retorike: Kur gjërat ecin mirë, në kohë të mira, ishte përgjigjja e vetë Gurrias. Fatkeqësisht, vazhdoi ai, përvoja në të gjitha vendet e OECD-së tregon se reformat kryhen zakonisht në kohë krize, kur nuk ka mundësi tjetër. Por atëherë ato janë edhe më të dhimshme, shtoi ai.

Sipas shifrave paraprake të OECD-së rritja e fuqishme ekonomike ka vazhduar në Gjermani gjatë tremujorit të parë 2008. Megjithatë tha drejtori i sektorit përgjegjës për Gjermaninë Andreas Wörgötter: 'Shpresëdhënës për ne është konsumi, ne presim që konsumatorët gjermanë të shpenzojnë përsëri më shumë.'

Megjithëse kjo shpresë nuk është realizuar deri tani, shefi i Wörgötter-it Angel Gurria është i bindur, se gjendja më e mirë e tregut të punës dhe pagat në rritje në Gjermani do të pasqyrohen së shpejti tek konsumi. Por, thotë ai, herët a vonë rritja e eksportit do të frenohet prej ekonomisë botërore. Kur pjesa tjetër e botës rritet më pak, një ekonomi se ajo gjermanja e ndien, thotë Gurria, për të rekomanduar më vonë se tani duhen vazhduar reformat.