1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtria gjermane e mbingarkuar?

Nina Werkhäuser26 Dhjetor 2015

Prej muajsh mijëra ushtarë po ndihmojnë në pranimin dhe sistemimin sa më mirë të refugjatëve në Gjermani. Kritikët paralajmërojnë se ushtria në 20016 sërish duhet të përqendrohet tek detyrat e veta të mirëfillta..

https://p.dw.com/p/1HTd1
Ursula von der Leyen Bundeswehr Flüchtlinge Bayern Erding
Fotografi: picture-alliance/dpa/A.Weigel

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen (CDU) ka shprehur mirënjohje të thellë për ushtrinë - jo vetëm për shkak të misioneve ndërkombëtare të rreth 3000 ushtarëve, por edhe për ndihmën e refugjatëve në vend, ku janë angazhuar rreth 7300 ushtarë. Angazhimi i ushtarëve për zgjidhjen e sfidave me refugjatët është "shembullor", thotë ministrja. Këtë e mundëson artikulli 35 i Kushtetutës - angazhimin në përballimin e sfidave brenda vendit.

Në fillim dukej se ndihmat janë të përkohshme, por tani komunat dhe qytetet thonë se ndihma e ushtarëve është e pazëvendësueshme. Edhe Ministria e Mbrojtjes është e gatshme t'i vazhdojë këto ndihma. Natyrisht që misionet jashtë vendit janë prioriteti kryesor, por Bundeswehri duhe të jetë maksimalisht i gatshëm për detyra të tjera, thotë von der Leyen.

Specialistët për logjistikë

Në veçanti kërkohet ndihma e ushtarëve në logjistikë dhe furnizim. Ushtarët i njohin procedurat e veprimit të shpejtë, ndaj edhe veprojnë shumë shpejt në ndërtimin e vendstrehimeve të përkohshme. Për 41.000 refugjatë Bundeswehri ka siguruar vend në kazerma dhe në disa mjedise të tjera ushtarake. Ushtria ka ofruar me mijëra shtretër dhe mbi 758.000 dreka apo darka për refugjatë. Rreth 550 ushtarë ndihmojnë autoritetet civile të Zyrës për Migrantë dhe Refugjatë, në regjistrimin e refugjatëve.

Bundeswehr Flüchtlinge Mannheim Junge Kind
Fotografi: picture-alliance/dpa/D.Calagan

Stërvitja e ndihmësve

Atje ku autoritetet nuk ia dalim së bashku me ndihmësit vullnetar, ndihmojnë ushtarët, në veçanti në kohën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Puna e tyre me refugajtë nuk është gjitmonë e thjeshtë, njoftojnë ushtarët, sepse shumë prej tyre kanë bërë përvoja të këqija me njerëzit e uniformuar në vendet e tyre apo në rrugën e Ballkanit gjatë ikjes. Ndaj Bundeswehri sensibiliozn ndihmësit që të jenë të qetë, të durueshëm dhe të sjellshëm ndaj refugjatëve. Në nëntor kanë nisur edhe kurse të posaçme për kompetencën kulturore dhe menaxhimin e krizave me refugjatë. Ministria e Mbrojtjes pohon se ndërkohë këtë kurs e kanë kryer rreth 200 pjesëmarrës.

Shumë detyra dhe më shumë personel?

Cilat do të jenë pasojat e angazhimit dhe nëse edhe në vitin 2016 me mijëra ushtarë do të merren me refugjatë? Organizatat e ushtarëve thonë se janë shtuar obligimet e ushtarëve, ndaj duhet të shtohet numri i tyre. Pas shkurtimeve të shumta, numri i ushtarëve aktualisht ka rënë zyrtarisht në 185.000. Por aktualisht janë të angazhuar vetëm 178.000 ushtarë. "Nuk është në rregull që ushtarët të angazhohen në misione të rrezikshme si në Irak dhe në anën tjetër të kërkohet prej tyre të kryejnë edhe punë të shërbimeve civile", thotë André Wüstner, nga shoqata e ushtarëve. Në dhjetor qeveria ka vendosur që të marrë pjesë edhe në luftën kundër ISIS, me deri në 1200 ushtarë. Edhe ky mision do të kërkojë angazhime shtesë.

Ndaj organizatat thonë se detyrat me refugjatët nuk duhet të shndërrohen në detyrim të përhershëm. Ndërkohë mundësia e rritjes së numrit të ushtarëve nuk është më tabu. Për shkak të detyrave të shtuara, Ursula von der Leyen mund të shqyrtojë edhe opcionin e shtimit të numrit të ushtarëve, thonë ekspertët. Por në Ministri ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar.