1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ushtarë helmetëkaltër zihen rob në Lartësitë e Golanit

Vilma Filaj-Ballvora29 Gusht 2014

Forca e OKB-së UNDOF monitoron marrëveshjen e armëpushimit të vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë.

https://p.dw.com/p/1D3OZ
Fotografi: AFP/Getty Images

Ekstremistët kanë zënë rob në Lartësitë e Golanit ndërmjet Sirisë dhe Izraelit 43 paqeruajtës të OKB-së. Incidenti ndodhi në kohën kur në rajon po zhvilloheshin luftime mes "elementeve të armatosura" dhe ushtrisë siriane, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara. Sipas zëdhënësit të OKB-së Stefan Dujarriç aty ka pasur luftime tė ashpra mes ushtrisë siriane dhe grupeve të armatosura opozitare siriane. Sikurse njoftoi OKB-ja në Nju-Jork, ushtarët helmetëkaltër u zunë rob në anën siriane të Lartësive të Golanit. Ata i përkasin trupës vëzhguese të OKB-së UNDOF. OKB-ja po përpiqet për lirimin e paqeruajtësve, njoftohet nga selia e OKB-së në Nju Jork.

Syrien Beobachtungsposten Golanhöhen
Fotografi: Reuters

Paqeruajtësit u sulmuan pranë qytetit Kuneitra, i cili gjendet në jugperëndim të Sirisë. Edhe 81 ushtarë të tjerë të UNDOF-it nuk mund të lëvizin në këto zonë, njoftuan Kombet e Bashkuara. Ato nuk mund të largohen nga postet e tyre rreth Ruvahinahut dhe Buraikahut. Izraeli e mbylli zonën përreth Kuneitrës në anën e kontrolluar nga pala izraelite, pasi një oficer izraelit u plagos nga të shtëna të cilat shkaktuara me sa duket nga rebelët sirianë.

Grupe të ndryshme radikale

Kombet e Bashkuara thanë se nuk mund t'i identifikojë në mënyrë të besueshme kidnapuesit. "Disa grupe pretendojnë se i takojnë frontit Al-Nusra, por ne nuk mund ta konfirmojmë këtë," tha Dujarriç. Këshilli i Sigurimit i OKB-së i quajti sulmuesit si "grupet terroriste dhe anëtarë të grupeve të armatosura jo-shtetërore." Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut në Britaninë e Madhe njoftoi të mërkurën se Fronti islamik Al-Nusra dhe grupe të tjera rebele e kanë pushtuar Kuneitran e cila nuk ndoodhët më në duart e ushtrisë.

United Nations Disengagement Observer Force (UNDOF)
Fotografi: Getty Images

Në luftën civile në Siri, e cila po vazhdon për më shumë se tre vjet, janë të përfshirë grupe të ndryshme radikale që janë pjesërisht kundërshtare me njëri-tjetrin, ndër to milicë sunitë të Shtetit Islamik (IS). Milicët e IS-it kontrollojnë përveç pjesësh të mëdha të Sirisë edhe mjaft zona në Irakun fqinjë. IS-i konsiderohet si mjaft brutal dhe nuk ka drojë për të vrarë edhe të huaj që i kap rob, sikurse ndodhi kohët e fundit me një gazetar amerikan.

Misioni i UNDOF-it

Forca e OKB-së UNDOF monitoron marrëveshjen e armëpushimit të vitit 1974 midis Izraelit dhe Sirisë. Misioni UNDOF ka aktualisht rreth 1.200 ushtarë nga gjashtë vende - India, Irlanda, Holanda, Nepali, Filipinet dhe Fixhi. Dy të tretat (1.200 km katrorë) të pjesës perëndimore të Lartësive të Golanit u pushtuan nga Izraeli në vitin 1967 dhe u aneksuan në vitin 1981, gjë që komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh zyrtarisht. Pjesa e mbetur prej 510 kilometrash katrorë mbetën nën kontrollin e Sirisë.