1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100711 Syrien Dialog

11 Korrik 2011

Zëvendëspresidenti i Sirisë Faruk al-Shara në hapje të "dialogut kombëtar" deklaroi pluralizëm politik. Por për shumicën e opozitës shumë të bukura, për të qenë të vërteta.

https://p.dw.com/p/11sfV
Takimi në Damask më 10 korrik 2011Fotografi: dapd

"Imagjino një dialog kombëtar, në të cilin askush nuk shkon". Duke ndjekur këtë parim opozitarët e Sirisë refuzuan të shkojnë në bisedime me udhëheqjen e vendit. Shumë shpesh kjo udhëheqje duke bërë lëshime të rreme ka gjetur rrugëdaljet nga krizat e thella të Sirisë. E megjithatë forcat e rendit kanë qëlluar ndaj popullit të vet, mbi 1.300 vetë janë vrarë, shërbimi sekret ka arrestuar 12.000 sirianë. Pavarësisht nga kjo shteti të dielën (10.7.) me thirrjen e presidentit Asad, nisi atë që ai e quan dialogu kombëtar mes qeverisë dhe qytetarëve. Në sytë e të ftuarve, shumica pjesëmarrës të afërt me shtetin, kjo veprimtari s'lë asnjë dyshim se ajo nënkupton një bisedë të komanduar nga lart poshtë, nën drejtimin e zëvendësit të Asadit Faruk al-Shara. „Ne duam të hyjmë në një dialog të gjerë kombëtar, për të drejtuar kalimin e Sirisë drejt një shteti shumëpartiak. Secili duhet të mund të marrë pjesë në ndërtimin e së ardhmes së kombit tonë."

Farouk al-Sharaa NEU
Farouk al-SharaaFotografi: AP

Lëvizja e protestës nuk beson në premtimet boshe të regjimit të Asadit

Fjalë të bukura, që ashtu si edhe Asadi shpesh herë i ka përhapur pa i kthyer to në vepra. Ndaj lëvizja mbarëkombëtare e protestës, që vazhdon të demonstrojë qysh prej katër muajsh në rrugët e Sirisë, nuk beson më në të tilla parrulla. Madje edhe një nga të paktët të pavarur në raundin e së dielës që u transmetua drejtpërdrejtë në televizion, i kritikoi rrethanat e konferencës: "Ky dialog është i papërshtatshëm në një kohë, në të cilën vazhdon të qëllohet ndaj popullit, në Hama, në Homs apo në vende të tjera."

Të premten e kaluar (8.7.) në Hama, një nga qendrat e protestës, mëse një gjysmë milioni njerëz kërkuan rëzimin e regjimit. Ambasadorët amerikanë dhe francezë ishin në qytet për t' u njohur nga afër me gjendjen. Kjo shkaktoi një reagim të indinjuar të udhëheqjes në Damask. Të dy ambasadorët u thirrën në Ministrinë e Jashtme për "ndërhyrje në punët e brendëshme".

NO FLASH Krieg in Syrien
Mëse 6.000 refugjatë nga Siria janë strehuar në TurqiFotografi: AP

Lëshime me kufizime - Gjendja e jashtëzakonshme nuk shfuqizohet

Në konferencë të dielën (10.07) drejtuesi i saj al-Shara deklaroi disa kufizime sa i përket lëshimeve që mund të bëjë shteti, gjë që nuk është e re për udhëheqjen që ndodhet nën presion: „Gjendja aktuale e bën të pamundur zbatimin e reformave të shpallura ligjore, siç është shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme."

Gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi qysh prej një gjysmë shekulli, përmes saj praktikisht kufizohen të gjitha të drejtat qytetare, ndërkohë që organet shtetërore kanë mundësi t' i kundërvihen pa kufizime popullit me arrestime arbitrare dhe me procese pa bazë ligjore.

Në rrethana të tilla opozita e Sirisë nuk mund të hyjë në dialog. Jo me këtë udhëheqje, e cila në pjesën më të madhe të popullsisë e ka humbur kredibilitetin për shkak të ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës. Shumë pak dhe shumë vonë - këto janë etiketat, që i vë opozita qeverisë, e cila hiqet sikur është e gatshme për bisedime.

Autor: Ulrich Leidholdt / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Elert Ajazaj