1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

U zgjodh presidenti i ri amerikan - Portreti i fituesit Barak Obama

Barak Obama do të jetë presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara. Kandidati demokrat është për ndryshim të politikës amerikan. Po kush Barak Obama?

default

Barak Obama

"Po qe se mes nesh është dikush që dyshon se Amerika është vendi ku mund të bëhet ndryshimi, që ka akoma dyshon në pushtetin dhe fuqinë e demokracisë sonë, natën e sotme gjeni përgjigjen. Përgjigja vjen nga i gjithë vendi, nga shkollat, kishat, nga të rinjtë të vjetrit, të bardhët dhe të zinjtë, nga të hendikepuarit dhe jo të hendikepuarit, nga homoseksualët, ne nuk jemi vetëm jemi një pjesë e Amerikës. Në këtë moment ka ardhur ndryshimi në Amerikë. „

Obama tregon për familjen e tij

Burri i shtetit që do të ngjitet në postin më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara ka bërë një rrugë të gjatë deri aty. Nëna e tij vjen nga Kansasi, ndërsa babai i Obamës ka qenë amerikan: Obama tregon: „Babai im ka qenë amerikan. Ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël në Kenia. Ai ka ruajtur dhitë dhe shkoi në shkollë në një kasolle llamarine. Gjyshi im ka punuar për britanikët, ka qenë kuuzhinier.“

Sarah Hussein Obama, Großmutter von Barack Obama

Gjyshja e Obamës

Barak Obama lindi në 4 gusht 1961 në Honulu në shtetin federal të Havait. Prindërit e tij u njohën në universitet. Babai i Obamës u kthye në Kenia, kur Obama ishte dy vjeç. Obama jetoi së bashku me nënën disa vite në Indonezi, para se të kthehej në Havai, ku u rrit tek gjyshërit

Obama i vetëdijshëm për shanset që i ofroi Amerika

Në korrik të vitti 2004, kur me fjalimin e tij në kongresin e demokratëve në Boston u bë i njohur brenda natës, Obama tha: „Unë jam sot para jush këtu dhe jam mirnëjohës për trashëgiminë timë kulturore të pasur. Jam i ndërgjegjshëm se ëndrrat e prindërve të mi, do të vazhdojn ëtë jetojnë tek dy vajzat e mia të mrekullueshme. Unë jam këtu dhe e di se jeta imë është pjesë e rëndësishme e historisë amerikane. Në asnjë vend tjetër në botë, jeta ime nuk do të kishte marrë këtë udhë.“

Wahlsieg Rede Barack Obama Chicago Präsidentschaftswahl

Obama para zgjedhësve

Karrierë e menjëhershme

Pasi Barak Obama studioi juridik në Nju Jork në universitetin e njohur Harvard. Disa vite ai punoi si punonjës social në Çikago, para se të futej në politikë në vitin 1996. Ngjitja e Obamës ka qenë e menjëhershme. Vetëm 8 vite më vonë në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në senat për shtetin federal, Ilionis- dhe kjo me sukses. Ka qenë viti i fjalimit të njohur të tij, fjalimi i Bostonit. Në këtë fjalim Obama tërhoqi vëmendjen me apelin e tij për bashkim:

„Amerika nuk është e ndarë në një Amerikë liberale dhe konservative, ekzsitojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka Amerikë të bardhë dhe Amerikë me ngjyrë, Amerikë të latinove, të aziatikëve, ekzistojnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“

Pas kësaj çdo gjë u zhvillua me shpejtësi. Miq të Obamës e bindën të paraqesë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2008. Kandidatura e tij u shpall në 10 shkurt 2007 në Illinois. Ky vend nuk u zgjodh rastësisht. Abraham Linkol kishte mbajtur në Springfeld një nga fjalimet më të njohura të tij, ai kishte paralajmëruar në vitin 1858 për një komb të ndarë nga skllavëria.

Barack Obama in Manassas Virginia

Motoja e fushatës së Obamës: Ndryshim

Motoja që zgjoi amerikanët: Change

Barak Obama ishte i vetëdijshëm se dobësia e tij ishte mungesa e përvojës. Në Springfeld ai tha: „E di se nuk kisha shumë kohë të njihja strukturat e pushtetit në Uashington. Por kam kaluar aq kohë sa ta di se Uashingtoni do ndryshuar.“

Motoja e fushatës së tij zgjedhore ishte „change.“ Me këtë ai preku një nerv të amerikanëve, dhe që me zgjedhjet e para në Iwoa arriti një fitore të papritur. Pastaj erdhi dështimi në Nju Hampshire. Obama futi një tjetër slogan në fushatën e tij - shpresë.

Tanimë Obama ja doli mbanë. Mbetet që ai të tregojë se ai është vërtet në gjendje të fusë ndryshimin në politikë. Obama ka premtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të respektohen sërish në botë. Ai do t’i japë fund luftës në Irak, të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, të hapë më shumë vende pune, dhe të ndihmojë që më shumë amerikanë të arrijnë të kenë sigurim shëndetësor.

Zgjedhja e presidentit të parë amerikan me ngjyrë është edhe një sinjal për kapërcimin e hendekut mes të bardhëve dhe të zinjve në Amerikë. Megjithatë ende afroamerikanët kanë të ardhura më të ulëta, dhe arsimim më të keq. Edhe për këtë Obama ka premtuar. „Kam bindjen e plotë, një bindje që bazohet tek besimi në zotin dhe popullin amerikan, që ne mund ta lemë pas të kaluarën tonë raciste, po qe se punojmë së bashku. Kjo është rruga e vetme për ta bashkuar vendin tonë.“

  • Data 05.11.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fnj8
  • Data 05.11.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fnj8