1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia si shtet model?

Turqia pret prej 25 vjetësh për t'u pranuar në BE. A mund të jetë sistemi politik turk model për shtetet e "pranverës arabe"? Një koment nga Rolf Mützenich (PSD).

Statuja e Kemal Ataturkut me flamurin turk

Statuja e Kemal Ataturkut me flamurin turk

Pas trazirave në botën arabe kudo flitet për "Turqinë si model". Kjo duket bindëse në vështrim të parë. Tuqia është demokraci dhe shtet ligjor. Vendi ka një kushtetutë laike, institucione, që e kanë testuar veten dhe mund të dëshmojë një zhvillim ekonomik të suksesshëm, të paktën në dhjetë vitet e fundit. Dhe banorët e saj janë 98 përqind muslimanë. Eshtë e dukshme edhe se Turqia ka fituar peshë si fuqi rajonale, në sajë të rritjes së fuqisë ekonomike, por edhe për shkak të stabilitetit të brendshëm dhe reformave, që ka zbatuar kryeministri islamik-konservator Recep Tayyip Erdogan, që prej vitit 2002.

Por një gjë nuk duhet harruar: Modeli turk është pa dyshim historikisht i suksesshëm, por që nuk mund të transmetohet një për një. Secili vend duhet të bëjë rrugën e vet.

Rolf Mützenich (SPD)

Rolf Mützenich, SPD

Turqia dhe bota arabe – një marrëdhënie kontradiktore

Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Shekujt e sundimit osman në vendet e sotme të Arabisë janë akoma shumë të pranishëm në kujtesën kolektive të botës arabe. Megjithë fenë e përbashkët dallimet kulturorre ndërmjet turqve dhe arabëve vazhdojnë dhe kushtëzojnë pakënaqësinë e madhe të arabëve ndaj dominancës së fortë turke në rajon. Megjithatë turneu i Erdoganit në Egjipt, Tunizi dhe Libi në vitin 2011 ishte një procesion triumfal i kryeministrit turk. Popullariteti i Erdoganit në botën arabe bazohet në qëndrimin e tij të ashpër ndaj Izraelit dhe SHBA-së gjatë luftës në Irak në vitin  2003. Por nuk duhet harruar se ishte Erdogani ai, që i hapi dikur dyert Izraelit.

Si model Turqia megjithatë nuk ngjall vetëm admirim, por edhe frikë. Kjo vlen të thuhet veçanërisht për ushtrinë egjiptiane, që vështron me shqetësim se sa shumë është reduktuar roli i ushtrisë në Turqi në dekadën e fundit.

Fuqi rajonale me softpower

Turqia aspiron, që ta reklamojë veten në botën arabe si fuqi moderne drejtuese, duke qenë një alternativë ndaj rivalëve kryesorë të deritanishëm për supremaci në rajon, si Arabia Saudite dhe Irani, të dyja të ndodhura fort në dorën e regjimeve fetare fundamentaliste. Duket qartë se Turqia shfrytëzon shansin në hijen e revolucionit arab për t'u pozicionuar si aktor i rëndësishëm. Këtu ka edhe interesa ekonomike.

Demokracia, sundimi i ligjit, liria e mendimit dhe të drejtat sociale janë vlera universale, për të cilat egjiptianët kanë luftuar dhe për të cilat nuk nevojiten prelude muslimane, kristiane, apo të ndonjë feje tjetër. Nëse njerëzit në Afrikën e Veriut pas largimit të despotëve nuk do të përjetojnë përmirësimet e shumëpritura, ekziston rreziku të drejtojnë vemendjen nga predikuesit islamistë-konservatorë. Europa do të bënte mirë, që t'i kundërvihej një zhvillimi të tillë më bashkëpunim të ngushtë me Turqinë.

Dr. Rolf Mützenich është zëdhënës i politikës së jashtme të grupit parlamentar të PSD.

Autor: Rolf Mützenich

Redaktoi: Angjelina Verbica