1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqi - Qeveria e gatshme të ndeshet me të gjithë kundërshtarët

Gunnar Köhne2 Korrik 2008

Arrestimi i disa kundërshtarëve të njohur të qeverisë turke është ndërlidhur me procesin kundër Partisë në pushtet AKP, të kreministrit Rexep Tayyip Erdogan. Arrestimet ka shkaktuar tensione të reja politike.

https://p.dw.com/p/EUqG
Osman Paksut, jep vendimin e Gjykatës Kushtetuese për gjykimin e ndalimit ose jo të AKP-së, Partisë në pushtet, 31 mars 2008
Osman Paksut, jep vendimin e Gjykatës Kushtetuese për gjykimin e ndalimit ose jo të AKP-së, Partisë në pushtet, 31 mars 2008Fotografi: AP

Lajmi jehoi si një bombë: Në Ankara u arrestuan të martën nën akuzën për anëtarësi në një organizatë sekrete ultranacionaliste dy ish - gjeneralë, një gazetar dhe kryetari i Dhomës tregtare të qytetit. Për këtë rrjet, i cili mban emrin sipas vendlindjes mitologjike turke, Ergenekon, thuhet se ka përgatitur rrëzimin e dhunshëm të qeverisë. Ata akuzohen edhe për vrasjen e një prifti italian dhe gazetarit armen, Hrant Dink. Sipas aktuakuzës, rrjeti planifikonte edhe vrasjen e shkrimtarit Orhan Pamuk dhe politikanes kurde, Leyla Zana.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan
Kryeministri turk Recep Tayyip ErdoganFotografi: AP

Që në fillim të vitit ka pasur dhe arrestime të tjera të anëtarëve të Ergenekonit. Në afërsi të Stambollit është zbuluar edhe një vend me armë. Opozita pohon se qëllimi i Erdoganit është që t'u mbyllë gojën kritikëve. Të arrestuarit shpesh janë deklaruar për ndalimin e Partisë për drejtësi dhe zhvillim, AKP, e cila është në pushtet. Rastësi apo jo, por arrestimi u bë pikërisht në ditën e fjalës përmbyllëse të prokurorisë në procesin për ndalimin e kësaj partie. Gjykata kushtetuese edhe një herë ka theksuar rreziqet që sjell AKP-ja për ndarjen e shtetit nga feja. Me këtë shpjegim kërkon edhe ndalimin e saj. Argumenti kryesor i Gjykatës është synimi i partisë që të kthejë shaminë e kokës edhe në universitete. Kryprokurori pohon se AKP-ja ka lidhje madje edhe me rrjetin terrorist të Al Kaidës, mirëpo nuk paraqiti ndonjë argument konkret për këto supozime.

AKP fiton zgjedhjet
AKP fiton zgjedhjetFotografi: AP

Të enjten fjalën përmbyllëse para Gjykatës kushtetuese do të paraqesin edhe përfaqësuesit e AKP-së. Ma arrestimet e ditës së martë, pushteti e ka bërë shumë të qartë se është i vendosur që të përballet me të gjithë kundërshtarët.