"T'u japësh të drejtë të gjithëve një art që nuk e zotëron kush - vetëm Angela Merkeli"
29 Tetor 2009Rizgjedhjen e Angela Merkelit si kancelare të Gjermanisë, gazeta RECKLINGHÄUSER ZEITUNG e komenton:
"Kryetarja e CDU-së ka mbërritur me rizgjedhjen e saj në pikën kulmore të pushtetit të saj. Ajo ia doli mbanë që të ndërrojë partnerin e koalicionit dhe të vazhdojë të qeverisë. Rivalët e saj më të rrezikshëm në parti ajo ose i ka eleminuar, ose i ka integruar. Edhe nëse kryeministrat e landeve do t'ia vështirësojnë jetën, rreziqe serioze prej tyre nuk vijnë. Por një thjesht - edhe më tej kështu mund të jetë e rrezikshme për Merkelin."
Ja edhe mendimi i komentatorit të SÜDDEUTSCHE ZEITUNG:
"Shokët e kuq (socialdemokratët) ikën, kanë ardhur shokët e verdhë (liberalët). Tani pra nuk ka më justifikime; tani ka ardhur me të vërtetë koha për të vizituar të tatëpjetat e krizës; për të përveshur krahët; për t'i dhënë fund politikës së anullueshme; për të braktisur vendet prej ku flitet në përgjithësi. Angela Merkeli nuk do t'i bëjë këto. Ajo do të bëjë gjithçka që të mos ndryshojë asgjë. Arti i saj do të konsistojë në ruajtjen e stilit të saj presidencial të drejtimit dhe në mosndierjen e ngucur nga nguti i liberalëve të FDP-së. E rrethuar nga oratorët fjalëshpejtë e dinamikë dhe nga paqetësia e partnerit të ri të koalicionit, ajo do të mbetet po kaq e rezervuar sa deri tani. Dhe ajo do të dojë të tregojë, atë që është përpjekur të bëjë deri tani: që t'u japësh të drejtë të gjithëve, ky është një art që nuk e zotëron kush - vetëm Angela Merkeli. Kjo nuk funksionon 100%, siç e treguan nëntë votat që munguan në zgjedhjen e saj si kancelare në Bundestag, por deri tani ka funksionuar çuditërisht mirë."
Autor: DPA / Auron Dodi
Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora