1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trupat amerikane largohen nga Iraku

Shtatë vjet pas pushtimit të Irakut, misioni luftarak i SHBA-së merr fund këtë të martë. Vetëm 50.000 ushtarë do të mbeten për trajnimin e trupave irakiane. Deri në fund 2011 të gjitha njësitë amerikane do të largohen

default

Largimi gjatë natës

„Urime, keni bërë një pune të mirë. Ju uroj një rrugë të mbarë kthimi në atdhe, të çmalleni me familjen dhe shokët." Largimi i trupave amerikane nga Bagdadi. Misioni i tyre përfundoi, brigada e fundit u largua nga vendi para dy javësh e gjysëm. 50.000 ushtarët e mbetur amerikanë janë këshilltarë dhe trajnues pa mision ushtarak. Në fund të vitit të ardhshëm edhe ata do të largohen.


A është Iraku i zoti të kujdeset për sigurinë e vet

Anschlagsserie im Irak

Menjëherë filluan sulmet.

„Ne nuk mund të patrullojmë përjetë në rrugët e Irakut, derisa të jemi plotësisht të sigurtë dhe ne nuk mund të qëndrojmë në këtë vend, derisa uniteti i Irakut të jetë i përsosur", deklaroi para një viti e gjysëm presidenti i i SHBA-së Barack Obama. Iraku i pasur me naftë, por i lodhur nga lufta, duhet të afirmojë tani vetë vetën në zonat e konfliktit të lindjen e Mesme. A do të jetë ai në gjendje ta bëjë këtë?

Abdel Bari Atëan, kryeredaktor i gazetës „Al Quds al-Arabi“ parashikon një të ardhme të errët për vendin.

„Unë besoj, se El Kaida do të kthehet në Irak. Iraku po merr një zhvillim në drejtim të kaosit dhe anarkisë dhe prej kësaj do të krijohen biles grupe edhe më radikale se El Kaida“, thotë ai.


Të dhëna alarmante për të vrarët

Atvan bën këto vlerësime e dhe duke u nisur nga sulmet e fundit. Në korrik sipas të dhënave të autoriteteve irakiane u vranë në mënyrë të dhunshme 535 vetë, numri më i lartë prej shumë vitesh. Amerikanët kanë investuar në kualifikimin dhe armatimin e policisë, ushtrisë dhe shërbimeve sekrete. Megjithatë ky aparat nuk është i sigurt, porosit Hilal Khashan, politologu në American University of Beirut.

„Fuqia numerike e forcave irakiane të sigurisë është e madhe. Por problemi është lojaliteti. Shoqëria irakiane është shumë e përçarë, nga pikëpamja fetare dhe etnike. Në grupet e veçanta shoqërore ka konflikte të brendshme. Mbajtja e vendit të bashkuar, zbatimi i ligjit dhe rendit është një sfidë e vërtetë", thotë ai.

Anschlagsserie im Irak

Forcat vendore (nuk) mund të garantojnë sigurinë.

Deri në njësitë e policisë dhe ushtrisë arrin ndarja konfesionale dhe etnike. Ushtria irakiane nuk është në gjendje të kujdeset vetë për sigurinë dhe rendin, pranoi shefi i shtabit të përgjithshëm, Babakir Zebari. Shumë policë dhe ushtarakë janë të korruptuar. Me para arrihet gjithçka: informacione për bastisjet e policisë dhe operacionet ushtarake, si dhe për kalimet e pakontrolluara në postoblloqet e forcave të sigurisë.

Korrupsioni dhe varfëria

Situata vështirësohet nga varfëria e popullatës dhe dezorientimi politik. Që prej zgjedhjeve parlamentare para gjashtë muajsh është akoma e paqartë se kush do të drejtojë vendin. Irakianët janë të indinjuar me statusquonë politike. „Derisa të jenë në gjendje të krijojnë një qeveri të re, zgjat muaj e muaj. Politikanët irakianë nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë", pohon ai.

Më kot zv-presidenti i SHBA-së Joe Biden, u përpoq t'u bëjë presion aktorëve politikë. „Unë ia bëra të qartë personalisht udhëheqësve politikë irakianë, se ka ardhur koha, për të plotësuar shpresat e popullsisë, duke përfunduar procesin e krijimit të qeverisë", theksoi Biden.

Ndikimi i vendeve të tjera

Njëri prej politikanëve drejtues irakianë ka aleatët e tij të huaj, fituesi i zgjedhjeve Ijad Allawi mbështetet nga Turqia, Arabia Saudite dhe SHBA. Oponenti i tij Nuri al-Maliki nga Irani. Kjo e bën edhe më të vështirë gjetjen e kompromiseve. Dështimi i politikanëve irakianë çon ujë në mullinjtë e ekstremistëve. Janë në rradhë të parë të papunët, që rekrutohen lehtë nga milicët dhe grupet terroriste në Irak. Burrat e rinj pa perspektivë në jetën profesionale dhe private. Eshtë mungesa e perspektivës që i bën vulnerabël.

U.S. Vize Präsident Joseph Biden

Joseph Biden

Shtimi i sulmeve flet një gjuhë të qartë. Ushtarakisht, mendon eksperti i me pervojë i Lindjes së Mesme dhe korrespondet i gazetës britanike „Independent“, Robert Fisk, problemi nuk zgjidhet.

„Në botën muslimane ne momentalisht kemi më shumë ushtarë për kokë të popullsisë se sa në kohën e kryqëzatave. Kjo nuk është gjë shumë e mirë. Kjo nuk ka të bëjë aspak me demokraci, kjo është dominancë ushtarake. Ky është problemi. Njerëzit në këtë rajon duke përfshirë edhe Irakun mund të mirëprisnin mjekët tanë, akademikët, inxhinierët tanë etj. Por- kështu më duket mua- ushtarët tanë ata nuk i duan."

Autor: Felix de Cuveland/Angelina Verbica

Redaktoi: Bahri Cani

DW.COM

  • Data 30.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OzXm
  • Data 30.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OzXm