1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trumpi trondit bursat

Tregjet financiare reagojnë me minus pas lajmeve se Donald Trumpi kryeson në votime.

Tregjet financiare reaguar sot herët në mëngjes (09.11) me shqetësim nervozitet ndaj rrjedhës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kandidati republikan Donald Trump duket se ka mundësi reale për të arritur në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse shumica e sondazheve kishte parashikuar një fitore të kandidates demokrate Hillary Clinton.

Në Tokio, indeksi i Nikkeit ra pas njoftimeve për rezulatet çuditërisht të mira të Donald Trumpit me pesë për qind. Euro fitoi më shumë se një për qind në vlerë dhe kushton deri në 1.1171 dollarë . Ky është niveli më i lartë që nga mesi i tetorit. Jeni japonez u rrit me më shumë se tre për qind kundrejt dollarit amerikan. Ky është niveli më i fortë që nga fillimi i tetorit. Një dollar kushtonte kur ishte  në pikën më të ulët vetem 102,04 jen.

Kurse pesoja meksikane shënoi një rënie me 13 për qind ndaj dollarit amerikan. Një dollar kushtonte sot në mëngjes 20,45 peso - kaq e dobët monedha meksikane nuk ka qenë kurrë.

Symbolbild - mexikanischer Peso (picture-alliance/AP)

Pesoja meksikane shënon rënie

Në të njëjtën kohë çmimi i arit u rrit me tre për qind sot në mëngjes. Çmimi për një oncë të pastër ari (rreth 31.1 gram) arriti deri në 1313.24 dollarë amerikanë. Edhe këtu kemi sërish nivelin më të lartë që nga fillimi i tetorit. Ari konsiderohet nga shumë investitorë si një investim të sigurt në kohë të pasigurta. Nëse nevoja e investitorëve për siguri bie, zakonisht ulet po ashtu edhe çmimi i arit. Në anën tjetër ai tendencialisht rritet, kur shtohet pasiguria.

Edhe indekset kryesore amerikane Dow Jones, S & P 500 dhe Nasdaq shënuan të mërkurën herët në mëngjes deri në katër për qind minus.