1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tronditje në idil

7 Dhjetor 2016

Vrasja e një studenteje në Frajburg trondit qytetin e spikatur për kulturën mikpritëse.

https://p.dw.com/p/2Ts0A
Mord an Maria L. aus Freiburg Stelle des Gedenkens
Fotografi: DW/C. Ricking

Frajburgu në Braisgau është një qytet idilik me rreth 225.000 banorë në jugperëndim të Gjermanisë. Aty ka shumë studentë dhe njerëz që angazhohen për shoqërinë civile dhe refugjatët.

Por idili është tronditur, pasi në mes të tetorit u gjet në lumë kufoma e studentes 19-vjeçare Maria L., të cilën më parë e kishin përdhunuar. Studentja e mjekësisë angazhohej në ndihmën për refugjatët. Tani në fundjavë u arrestua i dyshuari për këtë krim, një 17-vjeçar, refugjat nga Afganistani, që ka ardhur në Gjermani në vitin 2015.

Kundër perspektivave bardhë e zi

Qyeteti është i shokuar. "Reagimet sidomos në rrjetet sociale janë të ndryshme", thotë Uve Mauher, gazetar në gazetën "Badische Zeitung", në bisedë me DW-në. "Disa thonë se e dinin që kështu do të ndodhte. Të tjerë se ky është një rast i izoluar dhe se nuk duhet të bëhen dënime në grup." Por toni i komenteve në përgjithësi po bëhet  "më i ashpër dhe i ndyrë".

Screenshot Facebook Reaktionen Mord an Studentin in Freiburg
Fotografi: https://www.facebook.com/dw.arabic/posts/

Partia radikale e djathtë AfD shkruante në një njoftim për media se Maria L. është viktimë e kulturës së mirëseardhjes të Angela Merkelit dhe të dielën rreth 30 vetë iu përgjigjen thirrjes së kësaj partie për të demonstruar kundër politikës së Angela Merkelit. Një numër prej 300 demonstruesish iu kundërvunë kësaj demonstrate. Kryetari i Bashkisë së Frajburgut Dieter Salomon kërkoi prej qytetarëve një qëndrim të diferencuar.

Qytet i hapur dhe liberal

Shumica e banorëve të Frajburgut duket se janë në këtë pikë të një mendjeje me kryetarin e bashkisë dhe sipas gazetarit Uve Mauher në këtë qytet kultura e mirëseardhjes dhe e ndihmës ndaj refugjatëve ka qenë që në fillim dhe vazhdon të jetë mjaft e madhe.

Gewaltverbrechen in Freiburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Seeger

Megjithë rastin e vrasjes së Maria L. apo të një rasti tjetër të ngjashëm në afërsi të Frajburgut, i cili nuk është sqaruar ende, si dhe shtimin e numrit të vjedhjeve nga hajdutët e xhepave, apo të shitësve të drogave nga Gambia që përdorin si qendër sheshin pranë një kishe, sipas gazetarit Frajburgu është një qytet i hapur dhe liberal, pavarësisht atyre që shkruhen në internet.

Christoph Ricking