1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tribunali ushtarak amerikan shpall fajtor ish-shoferin e Osama Bin Ladenit

Ish-shoferi i arrestuar i shefit të Al-Kaidës Osama Bin Laden mund të lirohet pas një gjysëm viti nga burgu. Mbi procesin dhe reagimet e para ndaj vendimit informon Carsten Schmiester.

Procesi kundër ish-shoferit të Osama Bin Ladenit

Procesi kundër ish-shoferit të Osama Bin Ladenit

Pavarësisht se fajtor apo i pafajshëm, i akuzuari konsiderohet edhe më tej si luftëtar armik dhe do të mbahet edhe për një kohë të gjatë prapa grillave, njoftoi Geoff Morrell, zëdhënësi i ministrisë amerikane të mbrojtjes që para shpalljes së dënimit. Ish-shoferi i shefit të Al-Kaidës, Osama Bin Laden, është shpallur fajtor të enjten nga trupi gjykues gjashtëantarësh i jurisë 'Mbështetja e terrorizmit'. Për dallim ai është shpallur i pafajshëm nga akuzat për komplot.

Pak më vonë Tribunali amerikan shqiptoi edhe masën e dënimit: pesë vjet e gjysëm heqje lirie. Prokuroria për dallim kishte kërkuar të paktën 30 vjet burgim.

Sidoqoftë është e mundur që shoferi i Bin Ladenit të lirohet qysh pas një gjysëm viti. Siç njoftoi gjykatësi Keith Allred atij do t'i llogariten edhe pesë vitet e kaluara në kampin e Guantanamos. Megjithatë aktualisht mbetet e paqartë se a do të ndodh diçka e tillë.


Zëdhënësi i departamentit amerikan të mbrojtjes Morrell është shprehur i kënaqur me rrjedhën e procesit ende pa përfunduar ai. Kjo është vetëm një përpjekje e parë dhe sipas tij shumë shpejt priten 20 procese të tjera të këtij lloji.


Avokati i Hamdanit, po ashtu një ushtarak, ka kritikuar palën amerikane për krijimin e tribunaleve ushtarake vetëm për dënimin e disa personave të dyshuar për terrorizëm që po mbahen në Guanatanao-Bej. Ky sistem është jokorrekt dhe është ngritur mbi bazën e vendimeve të fajësisë. Kritikave të këtij avokati i bashkangjiten edhe shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.


Ekspertët juridik nga qarqet e vet ushtrisë amerikane kritikojnë po ashtu faktin që në procedurat për këtë proces janë pranuar si dëshmi edhe deklaratat e dhëna me përdorimin e toruturës apo rrethana të ngjashme dhe pala mbrojtëse ka qenë e kufizuar me praninë e saj.


Një zëdhënës i qeverisë së Bushit ka vlerësuar lart procesin e parë dhe ka shfaqur shpresën se ai do të pasohet edhe nga 80 procese të tjera. Para këtij Tribunali pritet të dal edhe i akuzuari kryesor për sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bshkuara të Amerikës, Kalid Sheikh Mohamed. Po ashtu sipas qeverisë amerikane është edhe një numër i të arrestuarëve që po mbahen në Guantanamo të cilët as nuk do të dënohen dhe as nuk do të lëshohen kurrë nga burgu për shkak se përbëjnë rrezik për botën.

Por deklaratat e tilla kanë qëndrueshmëri të kufizuar kohore. Të dy kandidatët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Amerikë kanë deklaruar se plkanifikojnë mbylljen e kampit në Guanatanamo të Kubës.


  • Data 08.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtAy
  • Data 08.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EtAy