1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Për Karagjiçin prova të tjera kundër tij

dpa/M.Kelmendi12 Korrik 2013

Ndaj Karagjiçit rikthehet përsëri akuza për të cilën u shpall i pafajshëm. Tribunali i Hagës tashmë ka prova të mjaftueshme ndaj ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës gjatë luftës 1992-1995.

https://p.dw.com/p/196r4
Fotografi: AP

Tribunali ndërkombëtar për krime lufte në ish Jugosllavi me seli në Hagë të Holandës, ka rikthyer akuzën për genocidin e myslimanëve dhe kroatëve në vitin 1992 ndaj ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, i cili ishte shpallur më parë i pafajshëm në këtë drejtim. Gjykatësi Theodor Meron tha në Hagë ditën e enjte (11.07) se akuza për genocid kundër Karaxhiçit për shkak të veprimeve mizore të ushtruara në vitin 1992 në shumë komunitetete boshnjake ka hyrë përsëri në fuqi . Tribunali i Kombeve të Bashkuara në qershor të 2012 këto veprime nuk i kishte klasifikuar si genocid pasi nuk kishte pasur dëshmi të mjaftueshme. Pafajësia e Karaxhiçit ishte shpallur në mes të procesit të tij të gjykimit, në kuadrin e një pike proceduriale të veçantë të gjykatës dhe përfshinte vetëm një prej njëmbëdhjetë akuzave që rëndonin mbi të.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës akuzohet edhe për shkak të genocidit të kryer në Srebrenicë. Përveç kësaj, ndaj tij janë një sërë akuzash të tjera të reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në luftën e Bosnjës nga viti 1992 deri në vitin 1995. Karaxhiç prej tetorit 2009 përballet me trupën gjykuese të Tribunalit të Hagës. Ndërkohë të enjten, (11.07) u rivarrosën eshtrat e mbetura të 400 viktimave të masakrës së Srebrenicës. Mijëra njerëz ishin të pranishëm në këtë ceremoni të cilët përkujtuan me këtë rast edhe 18 vjetorin e masakrës së vitit 1995, ku u vranë mbi 8.000 muslimanë boshnjakë, burra dhe fëmijë nga forcat serbe të Bosnjës.