1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tri prioritetet e BE-së në Kosovë

7 Shkurt 2012

Ish-shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar, dhe shefi i misionit EULEX në Kosovë, Xavier bout de Marniak, në mbrëmjen e së hënës prezantuan në një pritje për gazetarë, tri prioritet e BE-së në Kosovë.

https://p.dw.com/p/13yLq
Në foto, Samuel Zhbogar
Në foto, Samuel ZhbogarFotografi: AP

“Kthimi i normalitetit në veri të Kosovës, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe liberalizimi i vizave”, janë tri prioritetet e BE-së në Kosovë.

Samuel Zhbogar, i cili nisi të hënën (6.2.) zyrtarisht detyrën si përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Kosovë, tha se ai do ta mbështesë në vazhdimësi dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe në vazhdimësi do të ndihmojë në kthimin e rendit dhe ligjit në veri. Në të njetën linjë është shprehur edhe shefi i misionit EULEX, Xavier bout de Marniak." Ndihmesa e EULEX-it për institucionet në procesin e liberalizimit të vizave, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe vendosja e rendit dhe ligjit në veri janë tri prioritetet e EULEX-it", u shpreh Xavier bout de Marniak, para gazetarëve.

Në foto, Xavier Bout de Marniak
Në foto, Xavier Bout de MarniakFotografi: European Union 2010

Samuel Zhbogar, ministër i deritashëm i jashtëm i Sllovenisë, u emërua në krye të Zyrës së BE-së në Kosovë, më 21 dhjetor 2011, nga baronesha Catherine Ashton. Të martën ai do të nisë takimet zyrtare me udhëheqësit kryesorë të institucioneve të Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Esat Ahmeti