1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tre milionë të vdekur nga ndotja e ajrit

Ajri i ndotur kërcënon gjithnjë e më shumë shëndetin. Sipas OBSH prej tij çdo vit vdesin më shumë se tre milionë vetë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara (OBSH) ka dhënë alarmin. Në Gjenevë ajo paraqiti një studim për ndotjen e ajrit dhe bëri të ditur: ajri i ndotur dëmton shëndetin e njerëzve, para së gjithash në qytete. Më shumë se 80 përqind e banorëve të qyteteve në botë janë të ekspozuar ndaj një koncentrimi të rrezikshëm të substancave të dëmshme. Çdo vit për këtë arsye vdesin më shumë se tre milionë vetë nga pasojat e ajrit të ndotur, për shembull për shkak të hemoragjisë cerebrale, infarktit të zemrës ose kancerit të mushkërive.

Në Gjenevë, OBSH-ja ngriti njëkohësisht një bazë të dhënash. Në të janë dokumentuar të dhënat për nivelin e grimcave të pluhurit në 3000 vende të botës dhe ato mund të shihen duke klikuar adresën:#link:http://www.who.int/phe/health_topics/outdoorair/databases/cities/en/.#

Mexiko Smog über Mexiko-Stadt

Mekiso mbuluar nga smogu

Grimcat e pluhurit mund ta kenë origjinën si në burime natyrore, për shembull në pluhurin e Saharasë, në polenin e bimëve dhe në djegiet e pyjeve ose në grirjen e rrotave të automjeteve, në motorët me naftë (Diesel), në termocentralet me qymyr, në sobat me dru dhe në industri. Grimcat e pluhurit depërtojnë në bronke dhe në mushkëri dhe grimca shumë të vogla mund të kalojnë madje edhe në gjak.

"Ndotja e ajrit është shkaku kryesor për sëmundjet dhe vdekjet", thotë ekspertja e OBSH-se, Flavia Bustreo në prezantimin e studimit. "Më fort të prekur dhe të rrezikuar janë banorët më të rinj dhe më të moshuarit në qytete".

Veçanërisht në vendet e varfra rreziku është i lartë

Sipas të dhënave të OBSH ndotja e ambjentit është shtuar në shumicën e qyteteve të botës vitet e fundit. "Shpejtësia e rritjes është alarmuar", thekson drejtoresha e OBSH, Maria Nera. Rreziku për t'u sëmurur nga kjo ndotje është veçanërisht i lartë në vendet më të varfra.

Gati të gjitha qytetet e regjistruara me më shumë se 100.000 banorë kryesisht në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk i plotësojnë objektivat e OBSH për cilësinë e ajrit. Ajri më i ndotur, sipas të dhënave të WHO është matur në qytetet përreth Mesdheut Lindor dhe në Azinë jugore. Në këto zona, parametrat maksimalë për ajrin e ndotur të OBSH-së kalohen në pesë deri dhjetëfish.

China Smog in Shanghai

Shanga i mbuluar nga smogur

Në vende më të pasura, ndotja e ambjentit është krahasimisht më e ulët dhe ndodhet pjesërisht edhe nën parametrat maksimalë që rekomandohen nga OBSH-ja. Sipas OBSH, megjithatë, koncentrimet e substancave të dëmshme janë shumë të larta në 56 përqind të qyteteve të përfshira në listë.

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon për grimcat e pluhurit (PM 10) me një diametër prej më pak se 10 mikrometrash (0,01 milimetra) një koncentrim mesatar maksimal deri në 20 mikrogram (0,00002 gram) pro metër kub ajër dhe për grimcat më të imëta dhe më të rrezikshme (PM 2,5) një koncentrim mesatar maksimal 10 mikrogram për metër kub ajër.