Transport hekurudhor mallrash mes dy Koreve
15 Nëntor 2007Reklamë
Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut duan të fillojnë një transport të rregullt hekurudhor mallrash. Ky është rezultati i bisedimeve mes kryeministrave të të dy vendeve Han Duk So dhe Kim Jong Il në Seul. Trenat të cilët janë vënë një herë në punë për provë do të kenë destinacion kompleksin e përbashkët industrial Kaesong në Korenë e Veriut. Data për fillimin e transportit ende nuk është përcaktuar. Kim dhe Han po vazhdojnë ndërkohë bisedimet për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën ekonomike dhe ato për bashkimin e familjarëve të ndarë mes dy shteteve. Kryeministri koreanoverior do të qëndrojë në Seul deri ditën e premte.