1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ofensivë diplomatike e BDI-s

Fatos Musliu21 Maj 2013

Deri në fillim të qershorit Maqedonia dhe Greqia duhet të përgjigjen për propozimin e Metju Nimic. Nga përgjigjet e palëve varet nëse do të ketë zhvillim pozitiv për Maqedoninë në rrugën e anëtarësimit në BE.

https://p.dw.com/p/18b2t
Macedonian citizens pass near posters which says 'One name one nation, Macedonia forever' in the centre of Skopje on 27 March 2008. Greece will use veto to block Macedonia's entry to NATO if both countries dosn't find muttualy acceptable solution for the name issue. Greece is opposed to Macedonia's entry as it bears the same name as a northern Greek province. For now, the state is known diplomatically as the 'Former Yugoslav Republic of Macedonia,' or FYROM. EPA/GEORGI LICOVSKI (zu dpa-Themenpaket NATO-Gipfel) +++(c) dpa - Report+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

Duke pasur parasysh rëndësinë e samitit të qershorit të BE-së për Maqedoninë, partia shqiptare në koalicionin qeveritar të Maqedonisë, BDI ka intensifikuar si kurrë më parë aktivitetin diplomatik për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë muajit maj ka qëndruar në Uashington ku ka zhvilluar një sërë takimesh me autoritete të larta amerikane.

Mazedonien Wahlen - Leader der Demokratischen Union für Integration Ali Ahmeti
Ali AhmetiFotografi: MIA

Në fokus ka qenë çështja e emrit. Ahmeti gjatë qëndrimit në Nju-Jork ka biseduar edhe me ndërmjetësin e OKB-së për çështjen e emrit Metju Nimic. Është koha e duhur për ta zgjidhur çështjen e emrit, andaj politikanët duhet me guxim të marrin vendime të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e vendit, vlerëson Ahmeti duke i bërë edhe një herë apel komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen më të madhe për negociatat që po zhvillohen me ndërmjetësim të Nimic.

Propozimi i fundit i ndërmjetësit Nimic, i cili ende nuk është bërë publik, nuk prek identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, ky propozim ka të bëjë vetëm me ndryshimin e parashtesës FYROM, thotë Ahmeti.

“Duhet të krijojmë atmosferë tek opinioni vendas dhe ai ndërkombëtar se duhet të zgjidhet çështja e emrit dhe të arrihet kompromis. Nuk ka vend për manipulime, opinionit duhet t'i shpjegohet se në bisedimet me ndërmjetësin e OKB-së Nimic do të ndryshohet vetëm emri dhe jo identiteti dhe gjuha e maqedonasve”, shprehet kryetari i BDI-së Ahmeti.

Për emrin do të pyeten edhe shqiptarët

Greqia është brenda shtëpisë evropiane ndërsa Maqedonia pretendon të futet në atë shtëpi, andaj palës maqedonase i mbetet hisja të mbetet më aktive dhe më këmbëngulëse në gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit. Duke iu përgjigjur pyetjeve se pse pas kaq kohe BDI po aktivizohet në bisedimet për çështjen e emrit , Ahmeti me qëndim decid : shqipëtarët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së emrit sepse nuk mundet të anashkalohet një popull që në pëbërjen e përgjithshme të strukturës së shtetit është 30%.

Namensstreit neue Gesprächsrunde in UN
Metju Nimic, Zoran Jolevski dhe Adamantios VasilakisFotografi: MIA

“Nëse ne nuk pajtohemi me një zgjidhje që mund të ofrojë negociatori Nimic, ne mund të prishim punë sepse jemi 30% dhe kjo përqindje duhet të reflektojë në këtë çështje. Ne nuk mund ta zgjidhim, por edhe pa ne zgjidhje nuk ka. Ne nuk mund të jemi të anashkaluar”, thotë Ahmeti.

Edhe në Athinë bisedohet për emrin

Pas një periudhe të gjatë në Athinë ka qëndruar për vizitë zyrtare një mnistër i qeverisë së Maqedonisë. Zv. Kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi është takuar me ministrin e jashtëm grek Dimitris Avramopullos ku është biseduar edhe çështja e emrit.

“Me qasje të sinqertë dhe të hapur, me një vullnet të mirë mund të ndërtojmë mirëbesim dhe të diskutojmë hapur mbi çështjet që ngrihen para nesh. Perspektiva evropiane është opcion për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”- ka thënë Besimi.

Ministri i jashtëm grek Avramopullos thotë se Greqia është e sinqertë në bisedimet për çështjen e emrit. “Jemi të bindur se zgjidhja e kësaj çështjeje do të krijojë perspektiva të mëdha bashkëpunimi në dobi për të dy popujt por edhe për rajonin. Teksa bisedimet vijojnë për çështjen e emrit, duhet ruajtur maturia dhe vetëpërmbajtja”, thotë Avramopullos.

Ngushtohet hapësira e spekulieve

Analistët politikë e kanë mirëpritur aktivitetin diplomatik të BDI-së për çështjen e emrit duke vlerësuar se kjo mund ta shpejtojë procesin e arritjes së një kompromisi. Analisti Ismet Ramadani vlerëson se pas takimit Nimic-Ahmeti është ngushtuar hapësira për spekulime dhe manipulime se kush është fajtor për ngecjen e procesit.

Mazedonien Flagge Grafiti
Propozimi i fundit i ndërmjetësit Nimic, i cili ende nuk është bërë publik, nuk prek identitetin dhe gjuhën e maqedonasveFotografi: picture-alliance/dpa

“Tani pritet një presion edhe më i madh ndaj partisë së kryeminstrit Gruevski. Komuniteti ndërkombëtar por edhe BDI nuk duhet të anashkalojnë edhe mundësinë që të shmangin nga skena politike ata të cilët pengojnë integrimet euroatlantike të vendit”, shprehet Ramadani.

Ish ambasadori i Maqedonisë në NATO Nano Ruzhin thekson tre arsye kryesore për aktivitetin diplomatik të BDI-së. “Fillimisht BDI dëshmon se është e gatshme të angazhohet në mënyrë aktive për të gjitha çështjet e hapura të shtetit, por më kryesorja është se BDI me këtë aktivitet politik i tërheq një vërejtje partnerit të koalicionit VMRO-DPMNE që ajo nuk është e vetmja që vendos në shtet” , tshprehet Nano Ruzhin.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në universitetin FON të Shkupit Mersel Bilalli është i mendimit se çelësi i zgjidhjes së çështjes së emrit është tek kryeministri Gruevski dhe partia e tij nacionaliste VMRO-DPMNE.

“Periudha para samitit të qershorit të BE-së është një provë nëse mund të ushtrohet presion ndaj qëndrimeve të zyrtarëve maqedonas për çështjen e emrit. Nëse VMRO nuk është e gatshme për kompromis dhe vazhdon të gjejë arsye të panumërta se pse nuk duhet të ndrohet emri, atëherë mund të presim ashpërsim të situatës politike në Maqedoni”, thotë Mersel Bilalli.

Retorika e zyrtarëve maqedonas nuk ndryshon

Dhe derisa po afrohet samiti i BE-së nga i cili varet caktimi i datës për fillimin e negociatave të Maqedonisë për antarësim në BE, zyrtarë të lartë të politikës maqedonase ende nuk kanë dërguar një mesazh të qartë se janë të gatshëm për ndonjë kompromis për zgjidhjen e çështjes së emrit. Presidenti i Maqedonisë Gjorgji Ivanov në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA ka thënë se nuk e do Europën e cila vendos ultimatume. Sipas presidentit është frustruese që për Maqedoninë vlejnë kushte të veçanta për antarësim në organizatat ndërkombëtare, pas katër raportve pozitive të KE-së Maqedonia ka mbetur pa datë për fillimin e bisedimeve, në këtë mënyrë Maqedonia është lodhur duke pritur para dyerve të BE-së, është shprehur presidenti Gjorgji Ivanov. Sipas tij çështja e emrit mund të ketë zgjidhje vetëm nëse bisedohet për emrin e shtetit, por jo edhe për identitetin dhe gjuhë.