Trajneri Louis van Gaal do të qëndrojë deri në fund të sezonit
8 Mars 2011Trajneri i ekipit të Bajernit të Mynihut, holandezi Louis van Gaal do të qëndrojë deri në fund të sezonit të Bundesligës si drejtues i ekipit rekodit të kampioneve të Bundesligës në Gjermani. Klubi dhe trajneri ranë dakord, siç thuhet në marrëveshjen e përbashkët, që kontrata e trajnerit e parashikuar deri në qershor 2012 të ndërpritet një vit para afatit.
Për mënyrën se di do të procedohej u vendos të dielën (05.03.2011) në bmledhjene krizës mes anëtarëve të kryesisë: Karl-Heinz Rummenigge, Karl Hoppfer, presidenti i klubit të Bajernit, Uli Hoeneß dhe drejtori i sportit Christian Nerlinger.
Ekipi i Bajernit në tetë ditët e kaluara ka pësuar tri humbje në Bundesligë duke u renditur kështu në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit.
Autor: M. Kelmendi (dpa,sid)
Redaktoi: V.Filaj-Ballvora