1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tragjedia e Gërdecit pasojë korrupsioni?

Ani Ruci19 Mars 2008

Dyshim për marrëdhënie korruptive mes kompanise private amerikane Southern Ammunition dhe asaj provate shqiptare Albademil, të cilat kryenin çmontimin dhe shkatërrimin e municioneve të vjetra në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/DRCy
Tragjedia e GërdecitFotografi: AP

Hetimet për të zbardhur shkaqet e shperthimit te municionit ne depon e armëve në Gërdec të Vorës, dhe vënia para drejtësisë se shkaktarëve të saj kanë nxjerrë në dritë raporte të panjohura deri më sot mes mes kompanisë private amerikane Southern Ammunition company dhe ALBADEMIL.

Sipas tyre drejtori i kësaj kompanie amerikane të përzgjedhur nga Ministria e Mbrojtjes, për të realizuar procesin e çmontimit dhe shkatërrimin e municioneve, që grumbulloheshin në Gërdec nga gjithë depot me stoqe armesh të Shqipërisë, zotëronte 25 perqind të aksioneve të kompanisë private ALBADEMIL, e nenkontraktuar për ta kryer punën.

Lidhjet mes dy kompanive

Në regjistrin kombetar të biznesit grupi i hetimit ka gjetur të zezë mbi te bardhë se drejtori i kompanisë amerikane, i quajtur Patrik Henri ishte partner me pronarin shqiptar Mihal Deliojorgji, i cili zotëronte pjesën më të madhe të aksioneve, 75% të tyre. Kompania shqiptare kishte de facto dy bashkëpronare, nje amerikan dhe tjetrin shqiptar. Në regjistrin kombëtar të bizneseve është shkruar se objekt i biznesit të tyre është citoj "çmontimi,shkatërrimi i municioneve të vjetra të të gjtha kalibrave si edhe eksporti i armatimeve".

Sipas të dhënave të marra nga ky regjistër rezulton se shoqëria e përbashket shqiptaro – amerikane u krijua ne qershor të viti 2006, 6 muaj para nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes. Kontrata arrinte shumën e 2 milion e 200 mije dollarëve.

Pronari shqiptar i ALBADEMIL, Mihal Delijorgji u arrestua dje vetëm nën akuzën e moszbaztimit të rregullave të sigurimit teknik për lendët plasëse, djegëse dhe radioaktive, për të cilin kodi penal i Shqipërisë parashikon dënim me gjobë ose me burg deri në 10 vjet. Ai është një nnga biznesmenët më të mëdhenj të skrapit në Shqipëri me nje precedent penal, arrestimin para disa vitesh me akuzën për evazion fiskal, kontrabandë dhe falsifikim dokumentash. Megjithatë ai i shpëtoi burgut dhe madje arriti të siguronte disa kontrata me qeverinë.


Dyshime për korrupsion

Një tjetër i arrestuar ështëYlli Pinari drejtor i kompanisë shtetërore MEIKO, e cila bënte tregetinë e armeve me jashtë për llogari të Republikës së Shqipërisë. Emri i tij figuron si nënshkruesi i kontratave mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanise amerikane qe nënkontraktoi kompaninë ALBADEMIL, ku ajo ishte bashkëpronare.

Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë për se qenia partnere e drejtorit të kompanisë amerikane me 25 përqind të aksioneve ngre hipoteza të forta dyshimi për përfitime të paligjshme. Më tepër sesa çmontimi dhe shkatërrimi i municioneve stoqe të Shqipërisë në Gradec interesat e tyre duket se kanë qenë perfshirja në një aferë korruptive për përfitime personale.