1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tiranë: Nisin të ndahen çertifikatat në mënyrë dixhitale

Arben Muka14 Gusht 2008

Përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri kanë kërkuar nga autoritetet zyrtare përshpejtimin e procesit të kartave të identitetit, të cilat duhet të jenë të përdorshme për zgjedhjet 2009

https://p.dw.com/p/ExJJ
Zyrat e pritjes në bashkinë e TiranësFotografi: DW / Aida Cama

Në njërën nga njësitë administrative të kryeqytetit kanë nisur pasditen e së enjtes të shpërndahen çertifikatat e përgatitura në mënyrë dixhitale. Pikërisht ky duket momenti kur zyrat e gjendjes civile ndahen përgjithmonë nga shkrimi manual i çertikatave dhe nga rregjistrat në gjendje tejet të amortizuar.

Për kryeministrin Sali Berisha dixhitalizimi është një proces mjaft i rëndësishëm, që ka efekt të drejtëpërdrejtë tek qytetarët dhe tek besueshmëria e dokumenteve të tilla. Sipas tij nuk do të jetë e largët dita kur një qytetar shqiptar "nga banesa e tij do të printojë një dokument të tillë".

Por përfaqësuesit e delegacionit të Komisionit Europian, Hubert Petit dhe shefit të Prezencës së OSBE-së Robert Bosch, pjesmarrësit në këtë aktivitet kanë gjetur rastin t'i kërkojnë autoriteteve që të përshpejtohet "procesi i përgatitjes dhe shpërndarjes së kartave të identitetit", angazhim, që sipas tyre, "duhet të përfundojë para zgjedhjeve të vitit 2009".

Pajisja e shtetasve me çerfitikata në varinatin e printimit elektronik nuk do të jetë vetëm favor për banorët e kryeqytetit. Brenda një kohe të shkurtër sistemi i të dhënave dixhitale do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.