Tiranë: Hetim ndaj deklarimeve të rreme të pasurisë së zyrtarëve të lartë
13 Mars 2008Që një zyrtar i lartë i shtetit, punonjës në administratën e lartë publike, anëtar i qeverise a parlamentit, punonjës në institucionet e pavarura kushtetutese etj., bën një deklaratë të përvitshme mbi pasurinë e tij, ky është një detyrim ligjor. Por Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të Zyrtarëve kërkon që ky proces të mos kalojë formalisht, por dhe të verifikohet gjithshka e deklaruar, për të cilën ka dyshime dhe të dhëna që nuk i qëndron realitetit. Pra, për ato raste kur zyrtari mbush një formular dhe tregon se është me të ardhura modeste, apo dhe i vafër, siç dhe e kemi hasur shpesh vitet e fundit – por në të vërtetë ai fsheh shuma monetare apo asete pronësore, që e tregojnë pasurinë e tij disafish më të lartë.
Prokuroria e Republikës do të bashkëpunojë me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për të hetuar çdo element të dyshimtë që serviret nga punonjësit e Inspektoriatit. Sipas Prokurores së Përgjithshmë, Ina Rama, për çdo rast që do të konstatohet i vërtetë atëhere zyrtari do të çohet për ndjekje penale dhe kjo do të bëhet prezente dhe në media.
Drejtuesja e Inspektoriatit per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive të Zyrtarëve, Fatmira Laskaj, thotë se bashkëpunimi mes disa institucioneve do ta bëjë më efektiv dhe serioz këtë aspekt të luftës kundër korrupsionit.
Marrëvëshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga tre institucione: Prokuroria e Republikës, Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të Zyrtarëve dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.