Thaçi: Kosova do të vërejë së shpejti ndryshimet
10 Janar 2008Për kryeministri i ri të Kosovës, Hashim Thaçi, prioritet i tij do të jetë pavarësia e Kosovës. Në të njetën kohë ai do të angazhohet edhe për zhvillimet e brendshme, në mënyrë që në Kosovë gjërat të ndryshojnë për më mirë. Këtë deklaratë, kryeministri Thaçi, e bëri gjatë pranimit të detyrës nga ish kryeministri Agim Çeku. Përshtypjet e para të ish kryeministrit Çeku, për kabinetin e ri qeveritar duken të mira. Ai thotë se kabineti Thaçi, është përzgjedhur më kujdes, ndërsa shpreson se premtimet e dhëna gjatë fshatës, Hashim Thaçi do t'i përmbushë.
Nga ana e tij, kryeministri i ri, Hashim Thaçi, thotë se programi i tij qeveritar, është një program krejtësisht i ri dhe sipas tij, Kosova që nga sot do të vërej ndryshime.
Në të njëjtën kohë kur në kryeministri bëhej pranim dorëzimi i detyrës së kryeministrit, në të gjitha ministritë e qeverisë zhvilloheshin ceremoni të njejta të pranimit të detyrave. Opozita në Kosovë, mbështet proceset demokratike në funksionimin e institucioneve, mirëpo ata janë të bindur se kabineti qeveritar i Hashim Thaçit, i ndërtuar mbi bazën ë koalicionit me LDK-së, nuk do të funksionojë.
Opozita këtë koalicion e cilësoi të panatyrshëm për faktin që PDK dhe LDK, që nga përfundimi i luftës ishin dy partitë rivale që nuk kanë zgjedhur mjete ta kundërshtojnë njëra tjetrën.