1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Testi i gjermanishtes: pengesë për bashkëshortët?

Marcus Lütticke/ Auron Dodi12 Gusht 2013

Gjermanët, që martohen me të huaj, lejohen të jetojnë me të së bashku në Gjermani. Por kjo vlen vetëm atëherë, kur bashkëshorti flet tashmë gjermanisht. KE sheh këtu një shkelje të direktivave të tij.

https://p.dw.com/p/19Njf
Fotografi: Fotolia/Gina Smith

Për Asefe Weindlmayr-in më e rëndësishmja është që të shpërngulet sa më shpejt tek i shoqi në Mynih. Por shteti gjerman nuk e lejon këtë. Megjithë martesën, çiftit të ri i duhet të jetojë ndaras. Sepse zonja Weindlmayr nuk di gjermanisht.

Në bazë të ligjit gjerman për qëndrimin në Gjermani të gushtit 2007, kur paraqitet lutja për bashkim bashkëshortësh, duhet të konfirmohen njohuri të thjeshta të gjermanishtes. Por Asefe Weindlmayr di vetëm pak fjalë gjermanisht. Ajo punon në Teheran pwr një sipërmarrje të madhe gjermane në menaxhimin e projekteve. Veç gjuhës së saj të nënës persisht, ajo flet edhe arabisht dhe anglisht. Bashkëshortin e saj gjerman ajo e ka njohur përmes punës.

Parakushtet për të, që t'i paraqesë sa më shpejt që të jetë e mundur njohuritë e nevojshme të gjuhës janë të mira. Ajo është e re, 26 vjeçe, e shkolluar shumë mirë dhe ka përvojë me mësimin e gjuhëve të huaja. Megjithatë, ajo nuk e ka fare të lehtë që të paraqesë dëshminë që kërkohet për gjuhën e huaj. "Unë isha e punësuar me kohë të plotë dhe më është dashur që shumë herë të ndërmarr udhëtime për shkak të profesionit tim," thotë ajo në bisedë me Deutsche Wellen. "Prandaj për mua nuk ishte e mundur, që të ndiqja rregullisht edhe një kurs të gjermanishtes."

Mësim dhe kurs në internet

Weindlmayr përpiqet me forcat e saj, mëson e vetme pas punës. Ajo sheh televizion gjerman dhe përdor "kurset online të Deutsche Welle-s". Që pas tri muajsh të përgatitjes intensive, ajo dëshiron që ta japë provimin e gjermanishtes. "Unë isha në stres të madh dhe ndodhesha nën presion, sepse e dija, që ky është shansi i vetëm për të jetuar më në fund me tim shoq." Por provimi kaloi mirë. Pas tri muajve të tjerë ajo i ka mbledhur më në fund dokumentat që nevojiten dhe mund të udhëtojë tek i shoqi në Gjermani.

Asefe Weindlmayr
Asefe WeindlmayrFotografi: Asefe Weindlmayr

Por sipas pikëpamjes së KE, teste të tilla të gjuhës shkelin të drejtën evropiane. Prandaj, në maj të këtij viti nisi kundër Gjermanisë një procedurë e shkeljes së marrëveshjes. Si hap të parë, qeveria gjermane kishte tani mundësi që të pozicionohej për marrëveshjen.

Në thelb kemi të bëjmë me një çështje interpretimi. Në bazë të direktivës së BE për bashkimin familjar, shtetet anëtare kanë mundësinë që të kërkojnë "masa integruese" nga bashkëshortët e huaj. Pikërisht kësaj i referohet qeveria federale gjermane.

Kurset e gjuhës nuk janë kudo të mundura

Swenja Gerhard, juriste e shoqatës së familjeve binacionale dhe partneriteteve (IAF) në Frankfurt, i njeh problemet që shkakton e drejta gjermane e qendrimit për shumë çifte bashkëshortore. Shoqata e saj i konsideron të gabuara kurset e gjuhës para hyrjes në Gjermani. "Në shumë vende nuk ekziston fare mundësia për të vizituar një shkollë gjuhësh të huaja." Shpesh edhe furnizimi me energji ndërpritet dhe interneti punon me hope, kështu që është e vështirë mësimi i gjuhës si autodidakt në kompjuter, pa harruar faktin se jo të gjithë janë të përshtatshëm për këtë.

Prandaj ajo kërkon oferta të detyrueshme për kurset e gjuhës, të cilat të ofrohen në Gjermani. Kurse të tilla "integrimi" ekzistojnë që tani - megjithatë vetëm si shkallë e dytë, pasi sillet nga atdheu dëshmia për njohuri bazë të gjuhës.

Instituteve Gëte në të gjithë botën, direktiva e vitit 2007 u solli shumë studentë, por edhe sfida didaktike.

Kuota e suksesit - e ndryshme

Sa me sukses mund të jepen provimet e nevojshme, kjo është e ndryshme nga vendi në vend. Në një kohë që në vitin 2012, në vende si Bangladeshi, Kosova, Pakistani ose Etiopia në provime u rrëzua më shumë se gjysma e pjesëmarrësve, në Afrikën e Jugut, në Kroaci, në Ukraine ose në Rusi provimet i morën 80 përqind e pjesëmarrësve.

Në fund të fundit ndoshta do të jetë Gjykata Evropiane ajo që do të vendosë sa të ligjshme janë testet e gjuhës gjermane. Për Asefe Wendlmayrin, kjo nuk ka më rëndësi. Ajo tashmë ndodhet një hap të madh më tej dhe ka gjetur ndërkohë madje edhe një vend pune.