Tendenca të reja për ushqimin – Panairi Anuga 2013
Convenience food, por ju lutem me cilësi të lartë: kjo është tendenca e gjermanëve për ushqimin. Panairi më i madh në botë "Anuga" ka hapur portat në Këln. Risitë pritet ta pasurojnë së shpejti ofertën në treg.
Fusion Food: Salçiçe kërri me veshje torteloni e salcë
Risitë e industrisë ushqimore janë karakteristikë e panairit më të madh ndërkombëtar të ushqimeve „Anuga". Edhe pse shpesh në Berlin salçiçet kërri propagandohen si një zbulim i qytetit – salçiçja me veshje torteloni e salcë është krijuar nga një firmë në Renaninë veriore – Vestfali. Kjo sipërmarrje është një ndër 6800 pjesëmarrësit, që prezantojnë sivjet produktet e tyre në Këln.
Shijimi i picës në shkop
Ajo që në pamje të duket si akullore në shkop, është në fakt një variant i nxhetë që të shkrihet në gojë: Pica në shkop. Kjo premierë në Anuga për disa është "sakrilegj", ndërsa të tjerë thonë „të paktën është krijim italian“. Produktet convenience ose "to-go" janë në modë. Në mbarë botën njerëzit kanë gjithnjë e më pak kohë për t’u shtruar në të ngrënë dhe për ta përgatitur vet ushqimin.
Të freskëta, të lëngshme apo të qëndrueshme dhe kërce?
Jo vetëm "convenient" – Konsumatorët gjithnjë e më shumë duan „ushqim të shëndetshëm“, është kjo rezymeja e një studimi të shoqatës gjermane të bujqësisë (DLG). Kësaj i përshtaten edhe karrotat e thata të prezantuara në “Anuga” – një produkt edhe i qëndrueshëm edhe kërc. Ushqimi merret disa herë në ditë, kësisoj është e rëndësishme që produkti të jetë i vogël dhe i procionushëm në pako.
Më shumë kuzhinë të kënaqshme, ju lutem!
Në Gjermani rriten vazhdimisht pretendimet për ushqimet. Nuk është vetëm çmimi vendimtar, por edhe etika. Sipas një anketimi të shoqatës së studimeve për konsumatorët (GfK), një në katër konsumator blen sipas kritereve etike. Vazhdimësia, tregtia korrekte dhe trajtimi si duhet i bagëtisë luajnë rol të rëndësishëm, deri në atë masë sa ky grup konsumatorësh shpenzon 16% para më shumë për ushqimet.
I shtrenjtë, por megjithatë me çmim të favorshëm
Çmimet e ushqimeve janë në rritje. Sipas një studimi të GfK sivjet ka pasur rritje me 4% të çmimeve, për shkak të kostos më të lartë të lëndëve të para dhe të prodhimit. Por krahasuar në nivel europian çmimet e ushqimeve në Gjermani janë pothuajse me një të tretën më të ulëta.
Vështrim përtej kufijve
Prodhuesit e ushqimeve nga gati 100 vende marrin pjesë sivjet në panairin „Anuga“. Ekspertët e kësaj fushe, që vizitojnë panairin, kanë mjaft hapësirë për të zbuluar produkte të reja nëpër pavionet e ekspozitës, si këtu në pavionin japonez dhe në spektaklin e kuzhinës umai.
Në rritje kërkesa për "produkte pa përbërës të caktuar"
Prodhuesit e ushqimeve në Anuga gjithnjë e më shumë i kushtojnë vëmendje edhe dëshirës së konsumatorëve për produkte pa përbërës të caktuar. Tipike dhe tashmë të konsoliduara në treg janë ushqimet pa gluteinë, qumështi pa laktozë si dhe në përgjithësi produktet biologjike. Në Gjermani ndërkohë këto produkte përbëjnë gati katër përqind të xhiros së përgjithshme nga ushqimet.
Shumëllojshmëri si asnjëherë tjetër
Pica në shkop apo salçiçet kërri me veshje torteloni e salcë – po ashtu si edhe marmalatë cola apo tapas në mirkovalë – të gjitha këto vlejnë për rritjen e gamës së produkteve ushqimore edhe në supermarketet gjermane. Sipas të dhënave të kësaj dege të tregtisë me mbi 170.000 asortimente gama e produkteve ushqimore në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë se çdo herë tjetër.