Temat e qeverisë gjermane pas verës
17 Gusht 2010Të hënën (16.08) në konferencën e shtypit zëdhënësi i ri qeveritar, Steffen Seibert, ish-moderatori i njohur i edicionit kryesor të lajmeve në ZDF, vuri në dukje, se konkretisht bëhet fjalë për udhëtime mbi energjinë atomike. Qëllimi i këtij turi dyditor gjatë gushtit do të jetë njohja me zonat e prodhuesve të rëndësishëm të energjisë si dhe me studiuesit në këtë fushë. Pikërëndesë në këtë drejtim është sektori i energjive të rigjenerueshme.
Debati për shërbimin ushtarak
Përveç diskutimit mbi afatin e ekzistencës së centraleve bërthamore, kabineti qeveritar pas pushmit të verës ka për të zgjidhur edhe çështje të tjera delikate si: taksat dhe shërbimi ushtarak: Ndryshe nga shumë politikanë të tjerë konservatorë, ministri i Mbrojtjes Karl Theodor zu Guttenberg e konsideron të mundshme heqjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ndërkohë që kancelarja, e cila ka kompetencën mbi direktivat është shprehur në vitin 2009 për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Qytetarët duhet të përfitojnë nga rritja ekonomike
Sa u përket taksave ka diskutime brenda koalicionit qeveritar të përbërë nga kristiandemokratët/kristiansocialët dhe liberalët. Ministri liberal i Ekonomisë Rainer Brüderle ka theksuar angazhimin e partisë së tij për lehtësimin e qytetarëve nga barra e tatimeve: "Ata që punojnë me zell në këtë vend, duhet të përfitojnë pjesën e tyre nga rritje ekonomike". Në tremujorin e dytë të 2010 rendimenti i ekonomisë është rritur me 2,2%. Ndërsa zëdhënësi i qeverisë Steffen Seiber i zbehu shpresat e liberalëve duke ritheksuar pozicionin e kancelares se: "Prioritet është konsolidimi i buxhetit."
Autor: Marsel Fürstenau/ Ajete Beqiraj
Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora