1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Teatër absurd? - Incident në ngushticën e Hormusit

Pick, Ulrich /Istanbul (SWR)11 Janar 2008

SHBA protestojnë zyrtarisht ndaj incidentit të fundjavës (05/06.01) mes anijeve ushtarake amerikane e iraniane në ngushticën e Hormusit, në Gjirin Persik. Sfondi i incidentit është i paqartë.

https://p.dw.com/p/Cnwt
Gjiri Persik, ngushtica e HormusitFotografi: AP GraphicsBank/DW
Ende ka paqartësi lidhur me incidentit, që ndodhi në fundjavë (5./6.1.) në ngushticën e Hormusit. E sigurtë është, se në rrugën ndërkombëtare detare mes Omanit dhe Iranit, ku çdo ditë qarkullojnë gati 20 milionë fuçi me naftë, anijet ushtarake të Uashingtonit dhe të Teheranit i janë afruar njëra-tjetrës deri disa qindra metra dhe kanë vendosur kontakt me altoparlant.

Rrjedhja e konfrontimit është e paqartë. SHBA vënë në dukje, se gardat iraniane të revolucionit e kanë provokuar deri në ekstrem anijen amerikane. Skafët e shpejtë Pasdaran, siç i quajnë, e kanë rrethuar dhe e kanë kërcënuar marinën e SHBA, deri në atë masë sa mund të kish pasur edhe shkëmbim zjarri. Si dëshmi Uashingtoni shfaqi të mërkurën (9.1.) një video, në të cilën dukeshin skafët iranianë, që po i afroheshin anijes ushtarake amerikane. Krahas ushtarëve këto skafe transportojnë edhe ngarkesë të paidentifikuar. Mos vallë lëndë shpërthyese?

USA Iran Zwischenfall in der Straße von Hormus Schnellboot
Pamjet nga marina e SHBA më 8 janar 2008, filmuar më 6 janar 2008Fotografi: AP

Zëri i ngjirur i transformuar nga pala iraniane flet i pari duke kërcënuar "Unë po vi tek ju". Pason deklarimi i ushtarit amerikan që thotë, "ndodhemi në ujërat ndërkombëtare". Më pas nga pala iraniane thuhet "në pak minuta do të hidheni në erë." Përgjigja e ushtarit amerikan është. "Ne do të hidhemi në erë për pak minuta."

Varianti iranian

Pasi Irani incidentin e cilësoi si rutinë dhe videon si një material arkivor me zëra të ndryshuar, televizioni iranian Press-TV shfaqi versionin e Republikës Islamike.

Sipas këtij versioni skafët iranianë kishin identifikuar fillimisht në persisht anijet luftarake. Më pas një ushtar iranian ia bën të ditur këtë në anglisht marinës së SHBA. Pas përgjigjes, që ndodhemi në ujërat ndërkombëtare, iranianët me sa duket e kanë përcjellë informacionin në persisht në kuartierin qendror të tyre. Palët paraqitën deponim përballë deponimit dhe falë teknikës moderne të mediave edhe video përballë videos.