Tarzani - kulturë nga xhungla
24 Qershor 2016Thuajse nuk ka askënd që nuk e njeh - historinë e Tarzanit dhe majmunit të tij? Më 1 korrik në kinematë amerikane fillon shfaqja e një filmit të ri me Tarzanin në xhungël. Dhe duke filluar nga data 28 korrik ky film do të shfaqet edhe në kinematë gjermane.
Tarzani i këtij filmi është aktori dhe ish-fotomodeli suedez Alexander Skarsgård.
Në 104 vitet e fundit janë botuar versione të panumërta librash dhe janë xhiruar mjaft filma, që bazohen të gjitha në kryeveprën e Edgar Rice Burroughs.
Shumëkujt me siguri i vijnë në mendje menjëherë seritë e filmit me Johnny Weissmuller në rolin e Tarzanit dhe Maureen O'Sullivan në rolin e Xhejn.
Ky personazh është përjetësuar edhe në filmin e famshëm vizatimor të kompanisë Walt Disney muzikën e të cilat e ka kompozuar Phil Collins.