1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Afghanistan Taliban Verbindungsbüro

4 Janar 2012

Talibanët afganë duan një zyrë ndërlidhëse në shtetin e Gjirit Persik, Katar. Këtë e bëri të ditur (të martën 3.1) një zëdhënës i talibanëve. Ajo duhet të ndihmojë, për t'u marrë vesh më mirë me bashkësinë ndërkombëtare.

https://p.dw.com/p/13eRs
Emirati i Katarit, Skyline
Emirati i Katarit, SkylineFotografi: Oliver Lang/dapd

Kryesisht SHBA dhe Gjermania në muajt e fundit kishin këmbëngulur për hapjen e një zyre ndërlidhëse të talibanëve në Katar, për t'i dhënë fund luftës, përpara se të tërheqin trupat e tyre ushtarake në fundin e vitit 2014. Në deklaratën, që qarkullon tani, thuhet nga ana e talibanëve, se ata dëshirojnë të hapin një përfaqësim politik, në mënyrë që të komunikojnë më mirë me komunitetin ndërkombëtar.

Mbetet megjithatë e paqartë, nëse talebanët janë seriozisht të interesuar për bisedimet e paqes, që kërkojnë prej tyre të ulin armët dhe të pranojnë kushtetutën e re afgane. Gjithashtu mbetet e paqartë, nëse të gjitha grupet, që i përkasin lëvizjes afgane Taliban, janë me të vërtetë për hapjen e një zyre politike në Katar. Deklarata e publikuar kohët e fundit përgenjështron gjithashtu raportet e mediave perëndimore, sipas të cilave ka patur bisedime midis përfaqësuesve të lartë të talebanëve dhe SHBA-së.

Gatishmëria për të hapur një zyrë në Katar është e lidhur me sa duket me kushtin, që shumë të burgosur afganë të lirohen nga kampi amerikan i të burgosurve Guantanamo. Me të vertetë në Uashington po mendohet që në të ardhmen e afërt disa të burgosur talebanë të kthehen në Afganistan, në shenjë vullneti të mirë. Presidenti Hamid Karzai nga ana e tij i ka dhënë para disa ditësh fund kundërshtimet për një zyrë të mundshme të talebanëve në Katar. Ai do të kishte preferuar më mirë një zyrë brenda Afganistanit, ndoshta nga frika se jashtë shtetit mund të zhvillohen diskutime edhe pa të. Por në javën e fundit të dhjetorit ai i ishte nënshtruar presionit ndërkombëtar dhe e kishte publikuar miratimin e tij në një deklaratë me shkrim.

Ekspertët e Afganistanit janë të një mendimi, se pavarësisht nga mundësia e hapjes së një zyre, do të jetë e vështirë të dallosh të dërguarit e rremë talibanë nga ato të vërtetët. Në shtatorin e kaluar një gjoja përfaqësues i grupit taleban të Mullah Omarit vrau kryetarin e këshillit të lartë të paqes në Afganistan, me një sulm vetëvrasës. Këshilli i lartë i paqes duhet të bisedojë me kryengritësit në emër të qeverisë afgane. Arsalah Rahmani, një nga anëtarët e tij, është një ndër të parët, që ka përshëndetur njoftimin e Katarit në lidhje me lëvizjen radikale islamike. Ai ka qenë gjatë sundimit të talibanëve zëvendësministër i Arsimit i regjimit dhe bën pjesë tek ata, që kanë pranuar ofertën e pajtimit të qeverisë Karzai.

Autor: Sandra Petersmann/Angjelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama