1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Diskutimi për taksën për qarkullimin rrugor në qytet

Clara Walter/Angjelina Verbica9 Tetor 2012

Në qytetet gjermane do të ketë së shpejti një taksë për qarkullimin rrugor në qytet.

https://p.dw.com/p/16MW1
Trafik i rënduar në Hanover
Trafik i rënduar në HanoverFotografi: picture-alliance/dpa

Në Londër, Norvegji, apo Romë ajo ekziston: Taksa për qarkullimin rrugor në qytet.12 euro në ditë paguajnë për shembull britanikët, për të udhëtuar të pakufizuar me makinë në rrugët e kryeqytetit të tyre. Edhe në Gjermani, po diskutohet tani për futjen e një takse për qarkullimin rrugor në qytete. Sepse komunat kanë pak para, kështu që nevojtien burime të reja të ardhurash. Taksa për qarkullimin rrugor në qytet duket sikur është një zgjidhje e thjeshtë.

Sigurohen burime të reja parash

Të këtij mendimi ishin të paktën në konferencën e fundit të ministrave të Transportit të landeve gjermane, që u mbajt të pemten e kaluar në Cottbus. Së bashku ministrat vendosën të shqyrtojnë të drejtën e komunave për futjen e një takse të përbashkët për qytetin. "Politika është e detyruar, që të gjejë burime të reja parash", argumentoi fare hapur kryetari i konferencës, ministri i Infrastrukturës së Brandenburgut, Jërg Vogelsänger (PSD). Dhe shifrat i japin atij të drejtë: Në mbarë vendin mungojnë ndërkohë 7 miliardë euro për zgjerimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, hekurudhave dhe ujësjellësve.

Për 12 euro te Big Ben. Në Londër ka tashmë taksë për qarkullimin rrugor në qytet
Për 12 euro te Big Ben. Në Londër ka tashmë taksë për qarkullimin rrugor në qytetFotografi: picture-alliance/dpa

Kush kërkon para prej atyre, që ngasin makinat në Gjermani , merr si përgjigje thirrje proteste. Dhe kështu nuk vonojnë të vijnë reagimet për iniciativën e ministrave të transportit të landeve gjermane: "Përveç shpenzimeve asgjë tjetër", komentoi zëvendëspresidenti i ADAC Klaus Ulrich Becker konferencën e Cottbusit edhe përfaqësues të ekonomisë paralajmërojnë nga pasojat negative për tregtinë nga një taksë për qarkullimin rrugor në qytete. Përveç kësaj, ata që ngasin makinën, rëndohen nga shteti me shpenzime tatimore prej 53 milionë euro, që dalin nga tatimi i automjeteve, taksat e karburantit dhe pagesa të tjera të përdoruesit. Që megjithatë mungojnë të holla për rrugët, kjo ka të bëjë në rradhë të parë me shpërndarjen e gabuar të të ardhurave, thotë Herbert Schulte i shoqatës federale të bizneseve të mesme.

Tunnele për Norvegjinë

Në mënyrë të ngjashme është diskutuar taksa për qarkullimin rrugor në qytet në vitet 1980 edhe në Norvegji. "Në Oslo dhe Bergen taksa është përdorur për ndërtimin e rrugëve", thotë eksperti i transportit profesor. dr. Heiner Monheim. Sespe një vend me shumë male ka nevojë për shumë tunele dhe ato duhet të financohen përmes taksës për qarkullimin rrugor në qytet.

Gropat në rrugë mund të rregulloheshin nga taksa
Gropat në rrugë mund të rregulloheshin nga taksaFotografi: picture alliance/ZB

Tunelet janë ndërtuar. Norvegjezët janë mësuar me taksën. Koncepti ka funksionuar. Dhe megjithatë ky zhvillim nuk mund të kalohet në Gjermani: "Qytetet në Norvegji janë të gjitha shumë larg njëri-tjetrit. Tregtarët në qytete të ndryshme nuk kanë nevojë të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Në Gjermani është ndryshe. Këtu taksa për qarkullimin rrugor në qytet mund të kthehet në një pengesë të vërtetë", thotë Monheim.

Tübingen: Një Euro për një udhëtim me makinë

  Shumica e qyteteve në Gjermani kanë një rrjet të mirë transporti. Dhe po të pyesësh kryetarin e bashkisë së qytetit të Tübingenit, Boris Palmer, rrjeti i transportit në qytetin e tij do të përmirësohej nga të ardhurat nga pagesa e një takse për qarkullimin rrugor në qytet. Plani i tij: Çdo shofer makine duhet të paguajë për çdo udhëtim me makinë brenda qytetit 1 euro. Sipas mendimit të tij Tübingeni mund të fitonte në këtë mënyrë 20 milionë euro më shumë në vit. "Kryetari i bashkisë do të bënte mirë ta bënte llogarinë edhe një herë", thotë eksperti i trafikut profesor Michael Schreckenberg. "Për të marrë një taksë për qarkullimin me makinë në qytet, qyteti duhet të instalojë edhe mekanizma kontrolli dhe të ngrejë një administratë përkatëse. Dyshoj shumë, nëse taksa vlen me të vërtetë për qytetet e vogla."  Londinezët duket se i kanë bërë detyrat e shtëpisë në drejtim të financimit të taksës për qarkullimin me makinë në qytet. Në vitin 2010, ato sollën një fitim prej 148 milionë pfund, që do të thotë 183 milionë euro. Taksa për qarkullimin rrugor në qytet ka këtu edhe efekte të tjera pozitive. Rastet e bllokimit të rrugëve nga makinat kanë rënë, cilësia e jetesës është rritur.

Taksa për qarkullimin në autostradë ekziston prej kohësh
Taksa për qarkullimin në autostradë ekziston prej kohëshFotografi: picture-alliance/dpa/dpaweb