1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Takimi Merkel-Trump

Edhe aty ku ka mendime të ndryshme, njerëzit duhet të mblidhen dhe të gjejnë kompromise.

"Unë kam thënë gjithmonë në prag të vizitës, se është shumë, shumë më mirë të flasim me njëri-tjetrin, se sa për njëri-tjetrin. Dhe mendoj se këtë e tregoi edhe biseda jonë." - tha kancelarja Angela Merkel pas takimit me Donald Trump.

"Ne patëm një bisedë në të cilën u përpoqëm që të bëjnë të qartë që edhe aty ku ka mendime të ndryshme, njerëzit të mblidhen dhe të thonë se ky është këndvështrimi ynë dhe cili është ai i palës amerikane. Dhe pastaj të gjejmë zgjidhje dhe kompromise që janë të mira për të dyja palët. Ato duhet të jenë të drejta.

Dhe të gjithë presin nga një kryetar qeverie që për njerëzit e vendit të tij të dalë një përfitim. Ndonjëherë është gjithashtu e natyrshme që është e vështirë për të gjetur kompromise. Por ne për këtë jemi zgjedhur. Nëse të gjitha do të zgjidheshin vetiu, atëherë nuk do të kishte nevojë për politikanë."