1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shteti merr masa kundër terrorit të djathtë

Wolfgang Dick/Elert Ajazaj15 Nëntor 2012

Në takimin e vjeshtës të Entit Federal të Kriminalistikës ekspertët diskutuan për masat ndaj “terrorit të ekstremistëve të djathtë“. Përfaqësues nga policia e drejtësia paralajmëruan përdorimin e një gjuhe më të ashpër.

https://p.dw.com/p/16jwN
Beamte mit Schutzschilden der Polizeidirektion Leipzig proben am Mittwoch (17.05.2006) mit Schutzschilden auf dem Gelände der General-Olbricht-Kaserne in Leipzig für den Ernstfall bei möglichen Fanausschreitungen bei der bevorstehenden Fußball-WM. Die Abschlussübung der Polizei zu Situationen beim Fanfest zur WM fand mit 200 Beamten statt. Foto: Jens Wolf +++(c) dpa - Report+++ pixel
Polizisten SchutzschildFotografi: picture-alliance/dpa

Në vitin 2011 17.000 vepra penale ishin me motiv ekstremist të djathtë. Në më shumë se 800 raste të tilla u përdor dhunë e rëndë. U arrit që në pesë raste të provohej se nga ekstremistë të djathtë ishin ndërmarrë tentativa për vrajse. Faktet që prezantoi Jörg Ziercke, presidenti i Entit Federal të Kriminalistikës (BKA), në takimin e Wiesbaden-it, paraqesin një tabllo të zymtë. "Skena [ekstremiste e djathtë] po bëhet më e re, më e orientuar nga veprimi dhe më militante", tha Ziercke para rreth 500 dëgjuesve. Ndër ta kishte hetues dhe përfaqësues të mbrojtësit e kushtetutës, të kritikuar shumë së afërmi. Ata arritën ta zbardhnin serinë e vrasjeve radikaliste të djathta të "Ilegalitetit Nacionalsocialist", e cila zgjati dhjetë vjet, pasi autorët patën vrarë veten në nëntor të vitit të kaluar.

Por në takim nuk bëhej fjalë për të vrojtuar edhe një herë aksidentet e kaluara të autoriteteve të sigurisë. Shikimi ishte drejtuar nga e ardhmja. "Nuk kemi më kohë për të humbur" shpjegoi Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU). "Çdo ditë ka rëndësi".

Në bisedë me ambasadorin turk në Gjermani Hüseyin Avni Karslıoğlu
Në bisedë me ambasadorin turk në Gjermani Hüseyin Avni KarslıoğluFotografi: DW

Këtë e sheh si urgjentisht të nevojshme edhe ambasadori turk në Gjermani, Hüseyin Avni Karslıoğlu, i cili ishte i pranishëm në vendin e takimit në Wiesbaden. Shtetasit me sfond migrimi nga Turqia bien vazhdimisht pre e dhunës ekstremiste të djathtë. "Zhgënjimi për një shtet në dukje pa mbrojtje është i madh", me këto fjalë i përshkruan ndjenjat e bashkatdhetarëve të tij Karslıoğlu. Mirëpo, thotë ai, pak prej tyre e mendojnë seriozisht kthimin në atdhe. Shpresohet te autoritetet efikase gjermane.

Zyrtarëve të kriminalistikës ju prezantojnë një sërë drejtorësh sektorësh, sociologësh, politologësh, apo edhe gazetarësh pikënisje për të zbatuar më me efekt dhe më shpejt masat kundër ekstremistëve të djathtë.

Politologu çek Miroslav Mares
Politologu çek Miroslav MaresFotografi: DW

Ekstremistët e djathtë në Evropë komunikojnë njëri me tjetrin

Miroslav Mareš është politolog dhe është marrë në Universitetin e Bërnos në Çeki me fenomenin e rritjes së radikalizmit të djathtë në Evropë. Në krahasimet me Italinë, Suedinë, Holandën, Hungarinë dhe Çekinë atij i ranë në sy lidhje të shumta. Ekstremistët e djathtë mësojnë për njëri-tjetrin duke kapërcyer kufijtë, dhe mbështesin njëri-tjetrin në fushata, marrin pjesë në kampe stërvitore dhe në aksione paraushtarake të përbashkëta, organizojnë ndihma financiare dhe shkëmbejnë të dhëna për strukturat e tyre.

Skena radikale e djathtë operon në celula të vogla me tre deri pesë "shokë", në vend të formave të rregullta të organizimit. Kjo e vështirëson ndërmarrjen e masave nga ana e hetuesve, qoftë edhe thjesht për arsye ligjore. Prof. Mareš këshillon që të mbahet më shumë parasysh fluksi i informacionit dhe të studiohet më mirë.