1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Takimi i G- 8 kundër krizës ekonomike dhe ndryshimit të klimës

9 Korrik 2009

Edhe pse FMN-ja është e mendimit se nga fundi i tunelit ka filluar të duket dritë, përfaqësuesit e G8 të mbledhur në L'Aquila nuk do të japin sinjal për kalimin e rrezikut të krizës botërore.

https://p.dw.com/p/IkAl
Itali - Takimi i G 8. Kryetarët e shteteve të shtatë vendeve të industrializuara plus Rusisë.
Për shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të G8 është e rëndësishme që premtimet për një rregullim të ri të tregjeve financiare të mbahen.Fotografi: AP

Në L'Aquila është rënë dakord, që rritja e nivelit të ngrohjes së temperaturës së tokës, të mos duhet t'i kalojë të dy gradët. Po ashtu prej takimit pritet një deklaratë e qartë, në drejtim të Iranit dhe të Koresë së Veriut. Gjendja mbetet e pasigurt dhe për stabilitetin ekonomik dhe financiar do të vazhdojë të ketë rreziqe të mëdha, ky është sinjali që vjen nga takimi i G8. Kjo megjithëse ekspertët e FMN-së i kanë korrigjuar prognozat e tyre, duke u shprehur se në vitin 2010 do të ketë një rritje më të lartë se 1,9 përqind.

Për shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve të G8, është e rëndësishme që premtimet e bëra në Londër në takimin e G20, për një rregullim të ri të tregjeve financiare dhe një kontroll më të fortë mbarëbotëror të sektorit të financave, të mbahen. Po ashtu përfaqësuesit në takimin e G8, theksuan se do të vazhdojnë kursin e nisur për luftimin e evazionit fiskal dhe se në lidhje me këmbimin e informacioneve për çështje që lidhen me taksat, ka pasur përparime.

Kryeministri italian Silvio Berlusconi, në zyrën e tij në Chigi palace në Romë në takim me anëtarët e shoqërisë civile nga vendet e G8. 8 Korrik 2009
Kryeministri italian Silvio Berlusconi, në zyrën e tij në Chigi palace në Romë në takim me anëtarët e shoqërisë civile nga vendet e G8. 8 Korrik 2009Fotografi: AP

Të një mendje janë pjesëtarët e takimit të G8 edhe në lidhje me temën e proteksionizimit. Masat kundër proteksionizimit, duket se janë urgjentisht të domosdoshme, sidomos pas raportit të OBT (WTO) në të cilin përmenden shtete, që kanë marrë masa proteksioniste duke mbyllur tregjet e tyre.

Në lidhje me mbojtjen e klimës, një pikë tjetër kjo e rëndësishme e rendit të ditës në takimin në L'Aquila përfaqësuesit e G8 ranë dakord, që rritja e nivelit të ngrohjes së temperaturës së tokës nuk duhet t'i kalojë dy gradët. Ky nivel do të përfshihet edhe në projektrezolutën përfundimtare të takimit.

Në lidhje me këtë kancelarja gjermane Merkel tha: "Në rast se shtetet e industrializuara të botës, nuk janë të një mendjeje, atëhere nuk kemi si të biem dakord në rrethin e G20. Prandaj ne, që kemi i kemi shkaktuar kaq shumë dëme natyrës, e kemi natyrlisht për detyrë të jemi pararojë, në lidhje me mbrojtjen e klimës. Ne jemi gjithashtu ata, që kemi qenë bashkëshkatarë të krizës ekonomike botërore. Për këtë bota pret nga ne me të drejtë, që të japim këtu të parët kontributin tonë."

Një burrë jashtë çadrës në kampin civil të fshatit Paganica, afër L'Aquilas Itali.
Gjendja mbetet e pasigurt dhe për stabiltetin ekonomik dhe financiar do të vazhdojë të ketë rreziqe të mëdha.Fotografi: AP

Edhe India dhe Kina kërkojnë, që përpara se të bien dakord për t'iu nënshtruar detyrimeve për klimën, vendet e industrializuara të kenë përcaktuar qëllime të shpejta, konkrete dhe të qarta në lidhje me reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serë.

Sipas të dhënave nga qarqet diplomatike, prej takimit të G8 në L'Aquila pritet edhe një deklaratë e qartë, në lidhje me politikën bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut. Pas provave të reja me raketa të Koresë së Veriut kjo deklaratë pritet të jetë edhe më e qartë, nga sa ishte parashikuar.

Autor : Dr. Pandeli Pani

Redaktoi : Aida Cama