1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Takim mes miqsh - kryeministri britanik Brown viziton presidentin amerikan Bush

Takimi mes kryeministrit britanik Brown dhe presidentit amerikan Bush u zhvillua në mënyrë të qetë e krejt ndryshe nga dikur, kur Blair dhe Bush zhvillonin takime dhe konferenca për shtyp pa fund.

Presidenti Bush dhe first lady Laura Bush, kryeministri britanik Gordon Brown dhe e shoqja

Presidenti Bush dhe first lady Laura Bush, kryeministri britanik Gordon Brown dhe e shoqja

Kriza me kreditë duhet të marrë fund, problemi i urisë duhet zgjidhur sa më parë dhe organizatave ndërkombëtare si Bankës Botëtore dhe Fondit Monetar u duhet fshirë pluhuri. Bush dhe Brown duan të ndihmojnë që ajri të pastrohet dhe benzina të bëhet më e lirë. Por pyetja se si do të zgidhen këto probleme nuk gjeti një përgjigje konkrete.

Ndryshe tema e Irakut: Presidenti amerikan Bush pranoi gabime, por theksoi se kursi që ndiqet aktualisht në Irak duhet vazhduar edhe më tej: "Nuk ishte e lehtë dhe zgjati më shumë kohë se kishim menduar. Por ja vleu. Në rast se do të kishim dështuar në Irak, miqtë tanë nuk do të kishin pasur më besim tek ne. Ndërkohë që fitorja do të ishte një goditje e fortë për terroristët dhe Iranin me planet e tij."

Por për faktin se ndërkohë trupat britanike po tërhiqen nga Iraku, nuk u fol. Bush dhe Brown theksuan se do të bashkëpunojnë më ngushtë që Irani ta përfundojë sa më parë programin e tij bërthamor. Gordon Brown tha: "Gjatë javëve të ardhshme duhet t´i rrisim sanskionet, ato duhet të përhapen sidomos në investimet tek gazi i lëngshëm. Kështu Irani do ta kuptojë se paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare nuk mund të injorohen."

Brown nuk harroi të vlerësojë punën e presidentit Bush, ndonëse kritikat ndaj tij nuk mbarojnë: "Bota i detyrohet presidentit Bush. Ai fillio luftën kundër terrorit dhe u kujdes që terroristët të mos ndjehen më të sigurtë në asnjë cep të kësaj bote."

Kryeministri britanik u takua edhe me të tre kandidatët e mundshëm për president pas zgjedhjeve në vjeshtë: Republikanin John McCain, demokraten Hillary Clinton dhe demokratin Barack Obama. Por sigurisht që ai nuk tha se kush është kandidati i tij i preferuar. Brown u shpreh vetëm se mund ta përfytyrojë fare mirë bashkëpunimin nga janari i vitit të ardhshëm me secilin nga këta tre politikanë.

  • Data 18.04.2008
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkCI
  • Data 18.04.2008
  • Autor Carsten Schmiester
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkCI