1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Të vrarë e të plagosur prej të shtënave në Las Vegas

Në një kazino dhe kompleks hotelesh në Las Vegas të paktën një i armatosur ka hapur zjarr, në një kohë kur zhvillohej një festival muzikor. Njoftohet për 50 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur.

Në panik njerëzit janë përpjekur të shkojnë në vende të sigurta. Policia konfirmoi, se një person i armatosur ka hapur zjarr nga kati i 32-të i hotelit Mandalay Bay. Dorasi i pandehur më vonë është „bllokuar“ aty, sqaroi në një konferencë shtypi sherifi Joe Lombardo. Ndërkohë nuk mendohet se ka pasur edhe të implikuar të tjerë dhe as për një akt terrorist. "Ne besojmë, që ka qenë një doras i vetëm. Një ujk i vetmuar“. Dorasi i dyshuar është identifikuar si 64 vjeçari Stephen P.. Ai jetonte në metropolin e kazinove. Ndërkaq policia ka gjetur shoqëruesen e tij, një aziatike për ta marrë në pyetje. Forcat e rendit janë duke kërkuar edhe për dy automjete të dyshimta. Përmes Twitter-it policia ka dhënë edhe njoftimet përkatëse. Sherifi Lombardo njoftoi më tej, se, numri i viktimave është rritur. Deri tani dihet për 50 të vdekur dhe mbi 400 të palgosur.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shprehu ngushëllimet viktimave të masakrës në Las Vegas. "ngushëllimet e mia më të ngrohta dhe ndjenjat e mia janë me viktimat e këtyre të shtënave të tmerrshme në Las Vegas dhe të afërmit e tyre. Zoti i mbroftë ata!", shkruan Trump në Twitter.

Policia e shtetit federal Nevada ndodhet me trupa të përforcuara në vendin e ngjarjes. 
Përpara kompleksit të ndërtesave ishin mbledhur rreth 30.000 vizitorë për të ndjekur festivalin muzikor "Route 91 Harvest", kur papritur pasuan plumbat nga shtënat. Këngëtari i muzikës country Jason Aldean ndërpreu menjëherë shfaqjen e tij. Dëshmitarët okularë thonë, se kanë dëgjuar qindra të shtëna. Shumë njerëz ishin shtrirë përdhe të gjakosur.
 

Gjendja është ende e paqartë. 

Kazinoja është evakuuar. Ruga e njohur Strip, rruga kryesore, ku ndodhen shumë kazino të mëdha është rrethuar. Aeroporti i qytetit më të madh të Nevadës e ka nderprerë aktivitetin. Policia u bëri thirrje njerëzve përmes  Twitter-it që të mos vendosin livestream nga aksioni i policisë në internet. Kjo mund t'i rrezikojë forcat e policisë.